E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon ankesën në KQZ, më pas Kolegji

27/05/2011  Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankesën mbi procedurën e nxjerrjes së rezultatit për garën elektorale mbi kryebashkiakun e Tiranës. Në ankimimin e PS theksohet mbështetja në nenet 24, 122, 123, 124, 125, 126, 136, 143, 144 të Kodit Zgjedhor. Ndërsa kërkohet shpallja e rezultatit sipas të dhënave të dala dhe të transmetuara prej anëtarëve të numërimit të KZAZ-ve. PS deklaron në këtë kërkesë “Kundërshtimin e Vendimit Nr.711 datë 23/05/2011 të KQZ "Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë". Pavlefshmërinë e vendimeve të marra nga KQZ për ndryshimin e tabelave të rezultateve të QV-ve të ZAZ-ve të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë. Ndryshimin e Vendimit Nr.711 datë 23/05/2011 të KQZ "Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë", duke u miratuar tabela përmbledhëse e rezultatit për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë bazuar te tabelat e rezultateve të miratuara nga KZAZ-të dhe ato të transmetuara në bazën e të dhënave të KQZ nga VNV-të dhe duke u shpallur z. Edi Kristaq Rama propozuar nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”. Megjithatë, duket se PS nuk ka shpresë në miratimin e kësaj kërkese. Por se nga ana procedurale kjo i hap rrugën procedurës së ankimit në Kolegjin Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›