Skema e plotë e sistemit arsimor në vend
27/05/2011 Nxënësit do të orientohen që në klasat e nënta mbi profesionet ku duhet të vijojnë studimet sipas prirjeve
Kalimi nga shkolla e mesme në studimet e larta Bachelor, Master, dhe Doktoraturë
Orientimi i nxënësve për prirjet dhe mundësitë e daljes së tyre në tregun e punës tashmë do të nisë që në arsimin e detyruar, ku një lëndë e veçantë “Edukimi për karrierën”, do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e aftësive në fusha të caktuara. Aktualisht është përcaktuar edhe struktura e plotë e nivelit arsimor që do të zbatohet për nxënësit duke filluar nga klasat parashkollore, në atë bazë, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë, si dhe studimet universitare së bashku me kualifikimet që duhen ndjekur. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni strukturën e plotë arsimore që nxënësit mund të ndjekin duke kaluar nga arsimi i detyruar në atë të mesëm, si dhe në universitete. Në këto kushte, duke filluar nga klasa e nëntë, nxënësit do të kenë mundësi që nëpërmjet frekuentimit të lëndëve bërthamë dhe atyre me zgjedhje, do të mund të kanalizojnë aftësitë e tyre në një drejtim të caktuar, ku mësuesit do t’i orientojnë ata sipas nivelit të njohurive. Për të dyja palët, si mësuesit dhe nxënësit, është hartuar libri i përgatitjes mbi edukimin për karrierën me metodat se si do të duhet të ofrohet lënda që nga klasat e nënta, për të kaluar më pas në shkollat e mesme. Duke iu referuar tabelës bashkëngjitur shkrimit, nxënësit, pasi të mbarojnë arsimin 9-vjeçar, do të kenë mundësi të zgjedhin vetë rrugën për nivelin e studimeve që duhet të kryejnë për daljen sa më shpejt në tregun e punës. Kjo lëndë mbi edukimin dhe karrierën do të zhvillohet me orë të veçanta për nxënësit, në mënyrë që ata të kenë mundësi për të qartësuar qëllimet për karrierë në një profesion të caktuar, i cili u përshtatet edhe prirjeve të tyre. Sipas ekspertëve, kjo gjë do të ndihmojë dhe në shmangien e përzgjedhjeve të gabuara për vijimin e studimeve të larta. Ndërkohë që në strukturën e studimeve të larta janë përcaktuar edhe kushtet e kreditit që duhen plotësuar për secilin cikël studimesh, të cilat janë të detajuara në tabelën përkatëse. Edukimi për karrierën do të përfshijë orë të planifikuara, për të zhvilluar aftësitë, njohuritë dhe konceptet e nxënësve për të bërë zgjedhjet e duhura në varësi të prirjeve. Kurrikula në gjimnazin e ri është e organizuar në kurrikul bërthamë dhe kurrikul me zgjedhje. Kurrikula bërthamë është e detyruar dhe e njëjtë për të gjithë.
Ndjekja e studimeve Universitare
Nxënësit do të mund të zgjedhin që gjatë studimeve të shkollës së mesme, rrjedhën për të dalë në forcat e tregut të punës. Ata që do të kalojnë në arsimin e mesëm të përgjithshëm do të duhet të pas të vijojnë edhe studimet e larta të nivelit tre vjeçar dhe më pas ato të master sipas kohëzgjatjes së përcaktuar. Pas kryerjes së studimeve master, si të nivelit shkencor dhe atij profesional, këta studentë do të mund të kalojnë direkt në forcat e tregut të punës. Ndërkohë që mund të vijojnë edhe studimet e doktoraturës për kualifikim të mëtejshëm. Për studentët që kanë mbaruar studimet e larta me sistemin e vjetër katër vjeçar gjatë viteve të shkuara, nuk do të jetë e nevojshme ndjekja e masterit për të kaluar në ciklin e doktoraturës. Kjo pasi me ndryshimet e bëra në ligjin e arsimit të lartë, është aprovuar që studentët që kanë mbaruar shkollën e lartë me sistemin katër vjeçar, u njihet automatikisht edhe masteri i nivelit shkencor. Ndërsa ata që krahas, këtyre studimeve katër vjeçare u janë nënshtruar edhe programeve të masterit që njihej si nivel i dytë, do të mund të kalojnë direkt në programin e doktoraturës, konkretisht në vitin e dytë të studimeve të këtij programi. Pasi njohuritë teorike që ofrohen në vitin e parë të doktoraturës, ekuivalentohen me ato të kryera gjatë studimeve master. Ndërsa për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional, dalja në tregun e punës lejohet edhe pa vijuar më tej studimet e larta, por sipas përcaktimeve të bëra në tabelën përkatëse.