Abuzimet, penalizohen 137 mjekë familjeje e 200 subjekte farmaceutike në vend
27/05/2011 Probleme me listën e barnave, mungesën e dokumentacioneve, plotësimin e kartelave etj.
Me dhjetëra subjekte farmaceutike dhe mjekë të familjes janë penalizuar me gjoba, për shkak të shkeljeve të konstatuara me ofrimin e kujdesit mjekësor ndaj pacientëve. Abuzimet e konstatuara kanë qenë të shumta, duke filluar nga problemet me ndarjen e barnave të rimbursimit, mosargumentimin e duhur të diagnozave dhe barnave të dhëna, mosgjetjen e ekspertëve në vendet e punës etj. Nga monitorimet e kryera prej ekspertëve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, për pesëmujorin e parë të këtij viti penalizimet ndaj abuzimeve të vërejtura kapin vlerën e rreth 2.8 milionë lekëve. Kreu i Drejtorisë së Kontrollit në këtë institut, Pjerin Kodracaj, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se “kontrollet e bëra në subjektet farmaceutike të rretheve Berat, Durrës dhe Lezhë, nga 146 subjekte farmaceutike që kanë kontratë me këtë institut, janë penalizuar 52 subjekte. Ndaj tyre janë vendosur masa administrative me gjobë për 15 subjekte, kusht penal për 25 subjekte të tjera, si dhe dëm ekonomik ndaj 27 subjekteve të tjera. Mangësitë e vërejtura në këto të fundit kishin të bënin me diferenca në minus të pajustifikuara për recetat pa rimbursim, për parregullsi në dokumentacion sipas detyrimeve kontratuale, si dhe në shumë farmaci është bërë rimbursimi pa i pasur barnat fare në gjendje, shkelje të kufizimeve të listës së barnave. Po ashtu të shumta kanë qenë edhe penalizimet për mjekët e familjeve në poliklinika, veçanërisht ato të Durrësit, Gjirokastrës dhe Fierit. Këta të fundit kanë abuzuar duke lejuar shkeljet në protokollet e përdorimit të barnave, parregullsi të theksuara në kartelat klinike me mungesa të ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike, të cilat ndihmojnë në vendosjen e diagnozës dhe përcaktimit më të saktë të mjekimit. Po ashtu mjekët nuk argumentonin si duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, por bazohen thjesht në rekomandimin e mjekut specialist e jo në bazë të ekzaminimeve të domosdoshme laboratorike sipas protokolleve të përdorimit të barnave. Në shumë raste është konstatuar edhe kryerje të vizitës për persona të pasiguruar pa tarifat përkatëse të miratuara. Kundrejt këtyre shkeljeve janë penalizuar me gjobë, zhdëmtim ekonomik dhe kusht penal rreth 137 mjekë. Ndërsa në depot farmaceutike të kryeqytetit janë vendosur masa administrative me gjobe për 49 subjekte, kusht penal ndaj 45 subjekteve, si dhe dëm ekonomik ndaj 98 subjekteve të tjera. Në total penalizimet e vëna për të gjitha abuzimet kapin shifrën e më shumë se 2.8 milionë lekëve.