E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, aleatët i dorëzojnë propozimet Ramës

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot në një drekë pune disa prej krerëve të partive të koalicionit opozitar. Në këtë takim është vënë re mungesa e kreut të PSD Paskal Milo dhe kreut i PPBNJ-së Vangjel Dule.

Sipas prononcimeve të disa prej pjesëmarrësve në këtë drekë është diskutuar për reformën zgjedhore ku një pjesë e partive kanë dorëzuar propozimet e tyre konkrete.

Dreka e punës zgjati më shumë se 2 orë për tu pasuar në ditët e ardhshme nga një takim formal ku do të ftohen të gjitha partitë e opzoitës së bashkuar.

Në përfundim të këtij takim Preç Zogaj foli për mediat mbi rëndësinë e këtij takimi të përjavshëm, ndërsa mungesën e Dules e ka justifikuar me faktin se ky i sotmi ëhstë një takim informal.

Takimi u fokusua tek grupi i punës së opozitës që u krijua para një jave për reformën zgjedhore, që është një proces jetik për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ka mungesa politike, kjo ishte një drekë pune, tha Zogaj.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore dhe rëndësia që ajo ka për opozitën, Zogaj tha se të gjitha partitë kanë bërë propozime konkrete në lidhje me të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›