Berisha: Mbështesim vendosjen e rendit, në Veri të Kosovës

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur aksionin e Qeverisë së Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se me këtë veprim po zbatohet marrëveshja e Brukselit. “Mbështesim vendosjen e rendit në Veri. Thirrje Beogradit të respektojë marrëveshjen. Serbia të mos mbështesë strukturat paralele”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Berisha.
Sot në veri të Kosovës janë vendosur doganierët dhe policët kufitarë. Ekipe të përziera të doganierëve dhe policëve të Kosovës dhe EULEX-it janë dërguar me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, këto masa synojnë vendosjen e rendit në doganat në kufi me Serbinë dhe funksionalizimin gradual të tyre. Në një njoftim para kabinetit qeveritar, kryeministri Hashim Thaçi tha se operacioni për dërgimin e doganierëve dhe policëve kufitarë vendas e ndërkombëtarë në pikat 1 dhe 31, ka kaluar sipas parashikimeve. Ai u zotuar se këto pika do të funksionalizohen dhe punojnë si edhe pikat tjera kufitare.