E Diel, 1 Nëntor 2026

PS e bën rrugë në Kolegj, por kthehet vetëm me shuplakë fytyrës

13-06-2011 / Gazeta 55

Partia Socialiste duket se e ka bërë të vetën rrugën drejt Kolegjit Zgjedhor, por fatkeqësisht kthehet prej andej me “shuplakë” fytyrës. Pas rrëzimit të dy kërkesave të njëpasnjëshme, për votat e kontestuara dhe rezultatin e nxjerrë nga KZAZ e Tiranës në 23 maj, sot PS do të tentojë të rrëzojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhje për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.
Jo më larg se 10 ditë më parë, PS mori nga trupa gjyqësore leksionin e qartë teorik se kërkesë-padia duhet të përmbajë argumente ligjore. Pas shqyrtimit të provave të padisë së PS, e cila kishte kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, Kolegji Zgjedhor doli me një vendim zyrtar, i cili edhe përcaktoi kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.
Kërkesë padia e Partisë Socialiste u rrëzua, për mungesë argumentesh ligjore si dhe për më tepër, atëherë kur u konstatua se KQZ kishte respektuar ligjin. Vendimi i marrë me 4 vota “pro” dhe 3 kundër, për numërimin e votave të kontestuara ishte akt individual dhe jo normativ.
Ditë më parë, PS-së do t’i rrëzohej kërkesa që tentonte të konsideronte të pavlefshme votat e hedhura në kutinë e gabuar. Në rastin konkret, institucionet ligjore sqarojnë se vota e vlefshme dhe që respekton kriteret e certifikuara nga KQZ, meriton të numërohet. Sot, është një tjetër betejë në Kolegjin Zgjedhor të Apelit, por logjikisht si çdo kërkesë e PS-së që ka pasur për bazë rrëzimin e rezultatit zgjedhor për Tiranën, ka përfunduar në kosh’, si e pabazë në aspektin ligjor.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›