Ambasadori i OSBE-së, Wollfarth: Ndryshime ligjore në Kod, për një proces zgjedhor më të shpejtë

13-06-2011 / Gazeta 55
“Procedurat pas zgjedhore duhet të kryen sipas ligjit, procesi i numërimit duhet të kryhet sipas Kushtetutës dhe e rëndësishme është respektimi i kodit zgjedhor e kuadri ligjor në Shqipëri, pasi kjo është arsyeja që ky proces zgjati”. Kështu ka deklaruar ambasadori i OSBE Eugen Ëollfarth nga qyteti i Pogradecit, gjatë një takimi me disa organizata jo qeveritare me dyer të mbyllura. Ëollfarth i është drejtuar gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhorë që vendimet te merren ashtu siç e parashikon kushtetuta shqiptare.
Ëollfarth ka theksuar gjithashtu se në të ardhmen duhet të bëhen reforma dhe ndryshime, me qëllim që procesi i numërimit të jetë më i shpejtë.