Basha: Tani beteja per qeverisjen e qytetit Qamil Xhani
Lulzim Basha ka vleresuar dje perfundimin e procesit te numerimit te votave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne nje deklarate per mediat, pas vendimit qe e shpalli ate fitues te gares per Tirane, Basha u shpreh se procesi rezultoi pozitiv, pasi solli leximin e votes se cdo qytetari. "Cdo vote u numerua, dhe pritja per rezultatin final ia vlejti, sepse u garantua degjimi i zerit te cdo qytetari. Dhe tani qe zeri juaj u degjua, jam i prekur dhe i perunjur qe 95 qytetare me shume votuan qe une te jem Kryebashkiaku juaj i ardhshem", tha Basha. Ai ka deklaruar se do te respektoje deri ne fund mbylljen e procesit, ndersa ka theksuar se mesimi me i mire per politikanet ne keto zgjedhje ishte vota e qytetareve. "Ju te dashur qytetare, na mesuat shume ne kete fushate dhe na folet qarte me voten tuaj se ne vend te betejave politike shterpe, keni zgjedhur te keni me shume gjelberim, me shume parqe per femijet tane, me shume rruge te gjera dhe te ndricuara, me shume oksigjen dhe me pak smog. Qytetaret e Tiranes pra, e kane thene tashme fjalen e tyre, se ka dhe besojne ne nje rruge ndryshe, ne nje rruge me te mire dhe me qytetare. Se shpejti, procesi zgjedhor do te mbaroje dhe sakaq do te nise menjehere koha dhe beteja e vertete, per qeverisjen e qytetit", tha Basha. Ai ka theksuar se ne keto zgjedhje fitoi modeli i kerkuar nga qytetaret dhe jo politika e ndasive qe merret me te shkuaren. "Ju votuat per mua jo qe te rreshtohem perkrah ndasive te se shkuares, por per te rindertuar se bashku nje te ardhme me te denje, jo vetem per mbeshtetesit e mi, por per cdo qytetar. Sepse ka ardhur tashme koha qe politikanet te heqin dore nga fajesimi i njeri-tjetrit, dhe te marrin mbi shpatulla pergjegjesite e tyre ndaj qytetareve. Ju votuat ne shumice per kete dhe kjo eshte pikerisht cfare une kam ndermend te bej. Dhe mbi te gjitha, une do te vazhdoj te degjoj zerin tuaj, sepse askush nuk mund te drejtoje nese me pare nuk degjon!", tha Basha. Ai ka permendur para qytetareve dhe premtimet qe dha gjate fushates elektorale, duke theksuar se synimi i tij eshte hapja e me shume vendeve te punes dhe kthimi i Tiranes ne nje qytet modern. "Ky do te jete angazhimi im i vetem. Te pervesh menget dhe te nis se bashku me ju punen e madhe qe na pret, sepse "Ju jeni te paret, Tirana eshte e para", nuk ishte dhe nuk eshte nje slogan, por nje bindje dhe nje program i madh pune dhe djerse. Sepse Ju, nuk votuat per mua qe te luftoj beteja politike, ju me votuat per te luftuar betejat tuaja te perditshme", tha Basha. Duke vleresuar voten e qytetareve qe i dha fitoren si kryetar i bashkise se Tiranes, Basha ka theksuar se do te respektoje deri ne fund vendimin e institucioneve. "Keto ishin zgjedhje me diference te ngushte dhe procesi mund te zgjase edhe pak. Une jam i vendosur te pres me durim dhe qetesi deri ne perfundimin e tij, dhe pastaj do te jete detyra ime qe te punoj per tu bashkuar te gjithe se bashku, si ata qe votuan dhe ata qe nuk votuan per mua, per te punuar per zgjidhjen e problemeve tona te perbashketa. Sot jam i prekur dhe i mrekulluar nga mbeshtetja juaj, por edhe me optimist se kurre per te ardhmen e qytetit tone", tha Basha. Ai i ka cilesuar si absurde akuzat e bera nga kreu i PS-se. "Ne nuk mund te biem dakord per cdo gje, por te gjithe ne duhet te pranojme vendimet e institucioneve te pavarura, dhe Kolegji Zgjedhor foli qarte kur tha se cdo vote duhet numeruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por tanime, ne vend qe te pranoje se donte te ndrynte zerat e qytetareve, z. Rama ka zgjedhur te leshoje akuzat me absurde dhe false, ne nje rrekje te fundit per te nxire nje proces qe te gjithe qytetaret e pane te shpalosej drejtpersedrejti ne ekranet e tyre", tha Basha.