E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, vdesin 2 punëtorë, dyshohet se janë aksidentuar

KUKËS-Një aksident me pasoje 2 persona te vdekur është regjistruar sot në aksin Kukës-Krumë.
Dyshohet se si pasojë e një aksidenti mund të kenë gjetur vdekjen sot herët në mengjes 2 punëtorë që punonin për rikonstruksionin e rrugës Kukës-Krumë. Policia e Kukesit ben te ditur se viktimat janë Shaqir Matmuja 40 vjec dhe Ilir Muca.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pikerisht prane qafes se Poblit teksa punetoret ishin duke shkuar rruges per ne pune dhe makina me te cilen udhetonin dyshohet se ka dale nga rruga. Trupat e viktimave kane rene ne ujin e liqenit te Fierzes. Tashme polumbaret jane duke kerkuar ne ujrat e liqenit, nderkohe qe policia dhe ambulanca ndodhen ende ne vendgjarje. Megjithatë mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat është shkaktuar aksidenti që u mori jetën 2 punëtorëve. Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes se rende.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›