E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, fillon freskimi i strukturave

TIRANE - Socialistet kane nisur fushaten e zgjedhjeve brenda partise ne qarkun e Beratit, Gjirokastres dhe Fierit. Pikerisht ne zonat te cilat ata i konsiderojne si bastione te PS. Te deleguarit ne keto qarqe kane nisur punen, e cila do te jete e koordinuar dhe me krijimin e strukturave me te vogla qe do te menaxhojne gjithe fushaten zgjedhore, perderisa tashme vendi ka hyre ne vitin elektoral. Pritet qe nje fushate e tille e zgjedhjeve te strukturave te PS, ne te gjitha qarqet e vendit do te jete e koordinuar dhe me fillimin e testimit te bazes se partise dhe ne lidhje me kandidaturat qe do te jene ne listen shumeremerore te rajoneve per kandidate per deputete. Burimet brenda kryesise se Partise Socialiste bejne te ditur se kjo fushate konsiston ne krijimin e berthamave apo shtabe elektorale per cdo qender votimi, te cilat do te menaxhojne ne menyre te vazhdueshme te gjitha levizjet e elektoratit socialist, se te lekundurve si dhe do te jene ne korent dhe te bashkepunimit me forcat e tjera te majta ne rast se do te ne vleresim te Kodit te ri Zgjedhor do te arrihet te realizohen koalicionet parazgjedhore. Kreu socialist Rama, mesohet se ka qene i prere ne vendimin e tij per te mos bere publike emrat e kandidateve ne listat shumeemerore, duke lene hapesira njeheresh per te gjithe anetaret e strukturave drejtuese te partise si dhe deputetet aktuale te PS qe te punojne dhe te jene pjese e listave te kandidimit. Gjithnje duke i vleresuar te gjithe sipas punes qe do te kryejne ne takime me komunitetin, percimit te vendimeve dhe te udhezimeve te partise deri ne skajin me te larget te vendit, si dhe performances qe do te kene ata ne radhet e komunitetit ku ata mendojne te jene pjese e listes kontribuuese te kandidateve per deputete. Nderkohe qe pritet qe piramida e shtabeve elektorale te jete mbi bazen e 12 rajoneve te vendit, gjithnje e mbeshtetur mbi ndryshimet qe do te behen ne Kodin e ri Zgjedhor. Mesohet se rifreskimi i strukturave te Partise Socialiste ne tere vendin behet ne kuadrin e ristrukturimit dhe pergatitjes se partise me te madhe opozitare per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009. A.G

Turi i Rames per programin

Kreu socialist Edi Rama ka filluar fazen e dyte te "Dialogut me Shqiperine", tashme ne kuader te prezantimit te programit qeverises. Pasi ka perfunduar fazen e pare, ate te thithjes se mendimit te bazes dhe te komunitetit per nevojat ne te gjithe sektoret, tashme Rama po ballafaqon programin qeverises te partise se tij per arsimin ne fillim. Pasi ka qene ne qarkun e Durresit dhe te Korces, pritet qe kreu socialist te zbarkoje dhe ne qarqet me te medha te vendit, ku do te permbylle dhe ciklin e ketij programit, per te mberritur pastaj me sektore te tjere te nevojshem ne vend, qe presin dialogun e tij.

Zgjedhjet

Kryeministri Berisha ka garantuar zv.sekretarin amerikan te Mbrojtjes per zgjedhje te drejta, te ndershme dhe te pakontestueshme ne vitin e ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›