Gjyqesori shqiptar, nje nga 10 me te korruptuarit ne bote
Shqiperia eshte nder 10 vendet e para me problematike per nivelin e larte te korrupsionit ne sistemin gjyqesor. Kete e ben te ditur, Raporti me i fundit i Transparency International, qe u referohet te dhenave te mbledhura per vitin 2007, rreth sistemit gjyqesor nderkombetar. Ndonese gjate periudhes mes publikimit te dy raporteve, Shqiperia ka bere progres te konsiderueshem ne sektore te tjere, gjyqesori ose nuk ka bere asnje permiresim, ose ka shenuar hapa mbrapa ne luften ndaj dukurive korruptive brenda tij.
Perhapja masive e marrjes se ryshfetit ne sistemin e drejtesise vazhdon te mbetet njolla e zeze per vendin. Raporti Global per Korrupsionin, sinjalizon se, gjyqtaret e korruptuar rrezikojne kapacitetet e organizmave nderkombetare per te goditur dukurite negative dhe krimin, si dhe mbeshtet dhunen e shkeljet e te drejtave te njeriut.
Pikerisht ryshfeti, qe cilesohet si nje suport ekonomik per te korruptuarit, behet shkak qe te minoje edhe drejtesine dhe ta beje inefektive sistemin. Raporti eshte pergatitur nga Transparency International, e cila ka sugjeruar dhe ndermarre disa nisma per te "kuruar" kete fenomen global, ku perfshihet edhe Shqiperia. "Nese paraja dhe influenca hyn ne drejtesi, atehere te varfrit nuk mund te konkurrojne per drejtesi", deklaroi Akere Muna
zevendespresidenti i Transparency International.
Raporti informon edhe per kategorite e vendeve problematike qe kane gjyqesorin te korruptuar dhe shkaqet qe vihen re. "Kur Gjykatat jane te korruptuara, rrezikohet edhe gjykimi i qytetareve. Korrupsioni ne drejtesi ndahet ne dy kategori. Interferencat politike ne procesin gjyqesor, pjesa e Pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe ryshfeti", thuhet ne raport. "Rendesia e drejtesise se pavarur nuk duhet te rezultoje ineficente. Te gjithe jane te humbur nese drejtesia eshte e implikuar, pasi vetem ata qe kane para perfitojne padrejtesisht", thuhet me tej ne Raportin qe i jane referuar shume prej mediave boterore. Por renditja globale e TI nxjerr ne pah edhe nivelin e korrupsionit qe vihet re ne 25 vendet e para, ndersa ne dhjete prej tyre dukuria me e theksuar eshte pagesa ne dore e ryshfeteve per gjyqtaret, qe nuk kane besim te drejtesia, ose u eshte kerkuar para. Vendet me problematike jane Shqiperia, Greqia, Indonezia, Meksika, Moldavia, Maroku, Peruja, Tajvani dhe Venezuela.
Sipas numrit dy te TI-se, Akere Muna, korrupsioni ne gjyqesor vihet re edhe ne rastet kur nje gjyqtar kerkon favore te ndryshme nga palet, apo persona me pushtet. Po keshtu dhe per personat qe behen seksere te gjyqtareve, nga sekretaret e deri tek njerezit e aferm. Por edhe pse Shqiperia renditet nder vendet e para per sa i perket nivelit te korrupsionit ne sistemin gjyqesor, vazhdojne ende tentativat per ta fshehur dhe mbrojtur dukurine, nen mantelin e pavaresise se institucioneve. Me keta avokate te mbrojtjes se korrupsionit ne sistemin gjyqesor ne emer te pavaresise, eshte bashkuar edhe opozita e majte, e cila po shfaqet refraktare, ndaj reformave ne drejtesi.
Vendet me problematike
Shqiperia
Greqia
Indonezia
Meksika
Moldavia
Maroku
Peruja
Tajvani
Venezuela