Berisha-Dule, takim per ministrin
TIRANE - Nuk do te kete vetem nje kandidature per postin e ministrit te Punes dhe te Ceshtjeve Sociale, i cili pritet te lirohet nga ana e ministrit aktual Barka, pas kerkese se Dules. Adrea Martos, pritet t'i shtohet dhe emrave te tjere, per te formuluar nje liste qe do te dergohet te kryeministri Berisha per te vendosur per pasuesin e Barkes. Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim informal me kreun e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe deputetin e PBDNJ-se, Spiro Peci. Keshtu ne mesditen e djeshme kreu i qeverise i shoqeruar nga Dule dhe Peci kane zgjedhur ambientet e hotel "Sheraton" ne kryeqytet per te ndare kete takim informal dhe te paralajmeruar per mediat. Zyrtarisht perfaqesuesit e PBDNJ-se konfirmuan se kafja e djeshme ishte nje takim me rastin e festes se Bajramit, ku perfaqesuesit e kesaj partie uruan kryeministrin Sali Berisha, por burimet brenda takimit bejne te ditur se teme kryesore e diskutimit ishte ajo e perfaqesimit te PBDNJ-se me nje minister te ri ne kabinetin e drejtuar nga Berisha. Mesohet se kreu i qeverise i ka premtuar se brenda dy diteve ne vazhdim do te marre edhe vendimin per ta shkarkuar zyrtarisht ministrin e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, sipas kerkeses se bere dite me pare nga kryetari i PBDNJ-se, Dule. Pra, pas ketij takimi pritet qe brenda kesaj jave shkarkimi i ministrit aktual te PBDNJ-se, Barka te shkoje ne Presidence per te marre edhe miratimin e presidentit Bamir Topi. Por gjate takimit te djeshem me kryeministrin Berisha, burimet bejne te ditur se perfaqesuesit e PBDNJ-se kane pranuar te paraqesin nje liste me disa kandidatura per sa i perket zevendesimit te ministrit aktual Koco Barka. Keshtu pritet qe lista e perfaqesuesve te PBDNJ-se per te zevendesuar Barken te shtohet edhe me emra te tjere dhe te mos mbetet vetem me emrin e Andrea Martos. Pak dite me pare kreu i PBDNJ-se, Dule i kerkoi kryeministrit Berisha dhe largimin e Koco Barkes nga ministrise i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, duke propozuar edhe emrin e Marto. Kjo kandidature eshte shkarkuar pak kohe me pare nga posti i Sekretarit te Pergjithshem qe mbante ne ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale te drejtuar nga ministri Barka. Nga ana tjeter kjo eshte edhe levizja e pare pas tre viteve qe pritet te ndodhi ne kete ministri qe pas ardhjes se PD-se ne pushtet ne vitin 2005.