E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia klasike

Njihet ndryshe edhe si diplomacia zyrtare, tradicionale, apo profesioniste, meqenese zhvillohet nga ekzekutivi dhe posacerisht Ministria e Jashtme dhe perfaqesite e saj jashte vendit. Diplomacia klasike ka te beje me kujdesin veprimtarine nderkombetare te nje vendi kundrejt nje vendi, grup vendesh apo organizmash nderkombetare qe realizohet nepermjet perfaqesuesve shteterore." 4 funksionet e saj dalluese jane perfaqesimi, vezhgimi, mbledhja e informacioneve dhe mbrojtja e interesave te shtetit dergues. Kohet e fundit eshte shtuar edhe elementi tejet i rendesishem i imazhit. Deri vone ajo cilesohej edhe si " diplomacia e fshehte". Kjo pasi fshehtesia ishte tipari themelor i kesaj diplomacie kryesisht deri ne prag te mbarimit te Luftes se Ftohte. Me diplomaci merrej nje numer i kufizuar zyrtaresh te larte dhe diplomatet profesioniste, nepermjet bisedimeve, kryesisht te fshehta, ujdive dhe marreveshje, ne shumicen dermuese te rasteve ne kulisa, larg vemendjes se medias dhe opinionit publik. Kulme te kesaj diplomacie jane padyshim Kongreset e Berlinit, Londres, Vjenes, Versajes, etj. Edhe pse keto evenimente historike boterore lidhen me emra burrash shteti dhe diplomatesh te medhenj, rezultatet e tyre ishin zhgenjyese per njerezimin. Kjo fshehtesi vrastare coi ne alergjine ndaj diplomacise se fshehte; filloi gjithnje e me shume te dilte ne pah dimensioni publik i saj, ku rolin kryesor e ka patur diplomacia amerikane, e BE-se dhe disa vendeve te tjera kryesore.

Megjithe ndryshimet e ndodhura, diplomacia klasike vazhdon te ruaje permbajtjen dhe konturet e saj, konfidencialitetin dhe disa prej formave te saj klasike qe e bejne ate dalluese, por ne kushte cilesisht te reja te marredhenieve nderkombetare, sidomos gjate 20 viteve te fundit, sic do te shihet me hollesisht ne shkrimet e ardhshme. Per rrjedhoje, verehet nje rritje e ndjeshme e vemendjes publike ndaj diplomacise dhe veprimtarise se saj, duke cuar keshtu edhe ne reformimin e saj, ne permbajtje dhe format.

Diplomacia klasike eshte pjese perberese dhe jetike per perfaqesimin dhe funksionimin e shtetit si dhe imazhin e tij ne bote. Ne te gjitha vendet, me Kushtetute, organi kryesor i zhvillimit te diplomacise zyrtare te nje shteti eshte Ministria e Jashtme me perfaqesite e saj ne bote. Kjo veprimtari kryhet nga diplomatet e karrieres, pra qe gjithe jeten ia kushtojne diplomacise. E kemi fjalen per diplomaci te mirefillte, si zanat apo profesion, pasi sic do te shihet edhe ne shkrimet vijuese, ka dhe institucione te larta shteterore, dikastere dhe organizma te tjera qe jane gjithnje e me aktive edhe ne kete fushe. Por, gjithnje pika e references dhe ajo qe pergjigjet para Parlamentit, Shtetit dhe Qeverise dhe qe ka mjetet, burimet, tagrin, pervojen dhe besueshmerine e duhur per trajtimin e nje fushe te tille te nderlikuar eshte Ministria e Jashtme. Pervoja ne disa raste dhe vende kur ka patur dhe ka ende edhe tentativa protagonizmi, paralelizmi apo dublimi nga institucione te tjera ne fushen e diplomacise tregon se ato kane deshtuar. Natyrisht sherbimet e mirefillta diplomatike e kryejne kete funksion mbi bazen e nje programi te Shtetit dhe te Qeverise qe ka shumicen parlamentare apo dhe te konsensusit te mirepritur nderpartiak, e cila garanton edhe vazhdimesine e nevojshme ne nje fushe te tille si ajo e politikes se jashtme si dhe ne partneritet me mjaft aktore dhe faktore te tjere qe do te permenden edhe me vone.

Ne formatin e saj, diplomacia tradicionale eshte dy - dhe shumepaleshe. Diplomacia dypaleshe rrok ne radhe te pare marredheniet politike ndermjet shteteve, por dhe ceshtjet ekonomike, konsullore, kulturore, artistike, arsimore, shkencore, etj. Per kete qellim, krahas dikasterit ne qender, jane ambasadat, misionet dhe konsullatat jashte shtetit, te mbeshtetura, sipas mundesive edhe nga institucione te tjera kryesisht kulturore, shoqata, etj; misionet diplomatike jashte vendit ndjekin dhe informojne rregullisht, mbi bazen e kontakteve te rregullta me partneret dhe homologet e tyre gjendjen dhe zhvillimet politike te nje vendi, ndikimin e tyre mbi nje vend te caktuar dhe rajonin, percjelljen e zhvillimeve tek pala tjeter, ndjekjen e veprimtarive politike, pergatitjen dhe realizimin e vizitave te niveleve te larta, marrin pjese dhe organizojne veprimtari te shumta ne fushat e siperpermendura, etj, etj. Por, aktualisht, ka marre theks te vecante diplomacia ne organizmat dhe forumet shumepaleshe. Fjala eshte per marredheniet me dhe ndermjet OKB-se, BE-se, NATOs, OSBE-se, Keshillin e Evropes, IEA, UNESCO, OBT-se dhe dhjetra organizmave te tjera sipas fushave perkatese qe mbulojne. Kjo njihet si " diplomacia e konferencave" Dimensioni shumepalesh ka marre perparesi per shkak te numrit te madh te shteteve anetare, dokumenteve te njohura nderkombetarisht, burimeve te shumta njerezore dhe financiare, etj, ato veprojne me shpejtesi dhe efektivitet, krijojne mundesi kontaktesh dhe zgjidhjesh, bejne monitorime, etj. Nje funksion i rendesishem i tyre eshte ndermjetesimi ne raste krizash dhe konfliktesh pikerisht per shkak te besueshmerise dhe aktivizimit te figurave politike te njohura ne bote. Permendim ketu negociatorin dhe diplomatin e famshem R. Hollbruk, ndermjetesimin e tij per marreveshjen e Dejtonit me 1995 dhe marreveshjen e Rambujese, Ish - Kancelarin Franc Vranicki si i Derguari i OSBE-se per krizen e vitit 1997 ne Shqiperi dhe Ish-Presidentin Finlandez Martti Ahtissaari, si i Derguar i Posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Kosoven, etj. Mjaft e njohur eshte edhe e ashtuquajtura "shuttle diplomaci" ose diplomacia e "ecejakeve". Behet fjale per diplomate te larte ose dhe te derguar speciale te cilet ne periudha te caktuara kohore shkojne shpesh ne qendra krizash dhe konfliktesh per te dhene zgjidhje per to. Nder diplomatet me me emer eshte padyshim Ish - Sekretari i Shtetit i SHBA ne vitet 70, H. Kisinger, por dhe pasuesit e tij ne Departamentin Amerikan te Shtetit, apo aktualisht Perfaqesuesi i Larte per Politiken e Jashtme i BE-se, Javier Solana. Shembullin me te fresket te " diplomacise se krizes" sic njihet ndryshe e patem ne rastin e nderhyrjes se BE-se ne konfliktin ndermjet Rusise dhe Gjeorgjise te pagezuar me emrin " diplomacia e Sarkozise". Rendesi te madhe ka marre edhe diplomacia informale, d.m.th. organizimi i takimeve dy por kryesisht shumepaleshe jo protokollare, por qe jane te rendesishme sidomos ne sheshimin dhe percaktimin e pozicioneve ne te ardhmen. Tipike eshte BE-ja por dhe organizma te tjera te ngjashme.

Edhe pse ne syte e publikut diplomacia shumepaleshe nuk bie shume ne sy, ajo ka nje tematike tejet te gjere qe kerkon perkushtim, ndjekje, profesionalizem dhe burime te kualifikuara njerezore. Gjithashtu, paraqitja dhe mbeshtetja e kandidaturave nga vende te ndryshme per shume agjenci nderkombetare eshte tjeter drejtim i rendesishem i marredhenieve shumepaleshe, me ndikim edhe ne marredheniet dypaleshe. Ky aspekt padyshim rrit edhe rolin e vendeve te vogla, pasi cdo vote ne organizmat nderkombetare ka rolin e saj. Shqiperia eshte aktualisht anetare e Bordit Ekzekutiv te UNESCOS, te Agjencise Nderkombetare te Energjise, ajo mban kryesimin e radhes te Organizates se Bashkepunimit te Detit te Zi, etj.

Kesisoj, diplomacia tradicionale po behet edhe me e nevojshme per perballimin e sfidave te shumta qe kane vendet e ndryshme, perfshi dhe vendin tone. Per me teper, ajo po pasurohet dhe afrohet perdite e me shume tek publiku i gjere, si rrjedhoje e bashkepunimit, madje dhe perfshirjes organike te dimensioneve te tjera te saj, te cilat do t'i shohim ne shkrimet vijuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›