E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesi per te moshuarit, detyrim i perhershem

Kujdesi social per te moshuarit nuk eshte kurre i tepert. Madje ai eshte nje detyre organike, obligative e familjes, shoqerise dhe e shtetit. Ne kohen tone eshte edhe nje tregues i rendesishem i modernitetit te shoqerise, nje nga standardet e qyteterimit. Nevojat per kujdes social per te moshuarit jane gjithnje ne rritje dhe kjo eshte nje nga sfidat tona, te familjes, te politikave shteterore te perkujdesjes sociale dhe te komunitetit te tyre per te krijuar sa me shume kushte e mundesi sociale qe ata te jetojne me dinjitet moshen e pleqerise e cila nuk eshte moshe e tepert e tyre dhe barre per familjen dhe shoqerine por pjese integrale e jetes se njeriut dhe e detyrimit social te shoqerise. Edhe ne jemi perballe sfides se shtimit te kapaciteteve te perkujdesjes per te moshuarit, sepse edhe shoqeria shqiptare eshte duke perjetuar problemin e natyrshem te "plakjes" se

shoqerise dhe te shtimit te nevojave per kujdes social ekstrafamiljar, si pjese e detyrimit per te treguar kujdes per shtresat ne nevoje. Dihet qe dy jane kategorite qe e obligojne me shume familjen, shtetin dhe shoqerine per kujdes social sui generis: femijet dhe te moshuarit. Te dy per shkak te moshes: femijet se jane te vegjel dhe kane nevoje per kujdes, ndersa te moshuarit sepse jane ne moshen e pleqerise dhe perseri kane nevoje per kujdesin e pjesetareve te familjes, shtetit dhe komunitetit. Sfida globale e mijevjecarit, Deklarata e Madritit per "moshimin" dhe politikat sociale te Qeverise per kujdesin ndaj tyre na detyrojne qe per ta te kemi me shume kujdes, vemendje sociale dhe krijim kushtesh sa me optimal per nje pleqerim dinjitoz, sidomos te atyre qe ne kete periudhe te moshes jane ne nevoje.

Politikat e qeverise, Strategjia e perkujdesjes sociale te Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta kane vene para strukturave te sherbimit social publik, privat dhe joqeveritar sfiden e perballimit dhe zbutjes se problemeve sociale e shendetesore qe perjetojne te moshuarit ne nevoje, rritjen e cilesise se sherbimit ne institucionet rezidenciale specifike qe trajtojne te moshuarit, modernizimin dhe ndryshimin e kushteve te jetes, permiresimin e cilesise se standardeve te sherbimit, trajtimin e tyre ne kushte sa me optimal dhe te ngjashme me ato te familjes biologjike, etj. Ne politikat e shtetit dhe punen e Sherbimit Social Shteteror ka qene prioritare zgjerimi i rrjetit te institucioneve dhe shtimi i kapaciteteve te sherbimit per te moshuarit ne nevoje. Ne kete kontekst ka nje rritje te dukshme ne zgjerimin e numrit te institucioneve te perkujdesjes. Tashme mund

te themi se sistemi i perkujdesjes sociale per te moshuarit nuk eshte me i bazuar vetem ne kujdesin qe tregojne institucionet publike, por edhe ato private dhe sidomos eshte rritur forca sociale komplementare e shoqerise civile. Krahas Shtepive te te moshuarve ne Tirane, Kavaje, Shkoder, Fier dhe Gjirokaster kane filluar te ngrihen institucione dhe qendra komunitare te perkujdesjes edhe nga pushtetet vendore ne Vlore, Shkoder, Tirane,Delvine, etj. Filozofia e sherbimit per te moshuarit tani edhe nga pikepamja strategjike dhe operacionale po bazohet ne platformen e decentralizimit dhe deinstitucionalizimit, qe kerkon te perqendrojme vemendjen ne radhe te pare te zgjerimi i rrjetit te sherbimit ditor, duke mos i larguar te moshuarin nga shtepia per ne rezidencen sociale. Sherbimi social rezidencial per te moshuarit sado modern qe te jete, nuk eshte kurre i pershtatshem ne krahasim me qendrimin e tij ne shtepine biologjike. Ne kete kontekst ne jemi para sfides se perballimit te shtimit te "Qendrave ditore" ne te cilat te moshuarit perfitojne kujdes, jane afer shtepise se tyre dhe qendrojne jo te vecuar por te socializuar me njeri tjetrin ne komunitetin e tyre moshor. Sapo u mbyll projekti 5 vjecar i Bankes Boterore "Shperndarja e sherbimit social ne komunitet" i cili krijoi konceptin dhe infrastrukturen e sherbimeve komunitare ne nje pjese te madhe te territorit te vendit. Tani ky proces deinstitucionalizimit te sherbimit per te moshuarit eshte ne nje etape te re te veprimit dhe zgjidhjes se problemit nen kujdesin dhe pergjegjesine e pushtetit vendor. Ajo qe po ndryshon eshte rritja e kapaciteteve te sherbimit nga ana e shoqerise civile edhe per kete kategori sociale. Nuk mund te jete i mjaftueshem ky sherbim vetem me 350 vendet qe kane institucionet rezidenciale per te moshuarit. Tani ka nje politike liberale, nxitese dhe favorizuese per te gjithe aktoret social te shoqerise civile qe kane kapacitete, qe jane te licencuar dhe qe respektojne Standardet Kombetare te sherbimit social qe te ngrene sherbim social ne te gjithe vendin, aty ku jane nevojat, ne bashkepunim me pushtetin vendor. Kjo eshte e reja qe ka sjelle sherbimi per te moshuarit kohet e fundit dhe qe me siguri do te kete impakte te gjera te zgjerimit te perkujdesjes per ta.

Tani ka nje qendrim te ri, nje bindje sociale dhe profesionale konsensuale lidhur me modalitetet, menyrat dhe standardet e perkujdesjes shoqerore per te moshuarit. Qeveria, MPCSSHB, pushteti vendor dhe aktoret sociale te shoqerise civile jane te vendosur te ecin sipas konceptit modern te perballimi sasior dhe cilesor i kerkesave dhe nevojave te te moshuarve qe per shkaqe te ndryshme mbeten te vetmuar, pa perkrahje apo qe braktisen ne kete "moshe delikate" nuk mund te zgjidhet me kujdes social te "centralizuar" dhe me institucione te perqendruara ne duart e pushtetit qendror. Ndaj ne jemi tashme ne nje moment te ri te sherbimit per te moshuarit. Kemi perballuar dhe perfunduar sfiden e decentralizimit te sherbimit per te moshuarit, duke i kaluar Shtepite e te Moshuarve te Kavajes, Shkodres, Fierit dhe Gjirokastres ne vartesi te pushtetit vendor. Ky proces eshte tejet pozitiv sepse rrit pergjegjesine e pushtetit vendor per te moshuarit, zgjeron mundesine e rritjes se kujdesit, cilesise dhe kapaciteteve te sherbimit. Por jo vetem kaq por ne kete menyre eshte bere realitet standardi kryesor i sherbimit modern qe te afrojme "njeriun ne nevoje" me "mundesine" e plotesimit te saj. Nderkaq kete vit eshte bere nje nderhyrje radikale me fonde te konsiderueshme per permiresimin e standardeve te jeteses dhe kushteve te banimit ne shtepite e te moshuarve ne Tirane dhe Kavaje. Projekti i rikonstruksioni te thelle te tyre qe sapo ka perfunduar, u be nga nje kompani italiane e specializuar dhe mund te themi se tashme kushtet ne te dy keto institucione jane plotesisht ne perputhje me standardet sociale moderne dhe me "praktikat e mira" te sherbimit social.

Megjithate ne kete dite te tyre, si Drejtor i Pergjithshem i Sherbimit Social Shteteror por dhe si qytetar i ketij vendi me duhet te them se shoqeria nuk mund te besoje dhe te shpresoje se zgjidhja e problemeve te te moshuarve dhe kujdesi per ta mund te zgjidhet me institucione sociale. Sado moderne qe t'i bejme ato eshte e pamundur qe ato te zevendesojne familjen biologjike, kete vater te ngrohte per te cilen ka aq shume nevoje i moshuari ne kete pjese te jetes se tij. Nuk mund te mos shpreh shqetesimin tim per faktin qe nje pjese te kostos se "familjes moderne" "njeberthamore" apo cfaredo emri tjeter qe t'i veme po shkarkohet padrejtesisht mbi te moshuarit, pikerisht ne kete etape te moshes kur ata kane nevoje me shume se kurre per kujdesin e "bijve te tyre". Keshtu eshte jeta, ata u kujdesen per bijte e tyre kur ishin femije e ky kujdes u duhet kthyer pikerisht tani qe ata jane te moshuar. Pa kohezionin dhe solidaritetin moshor te familjes eshte e veshtire qe te perballojme me institucione problemet sociale te te moshuarve qe per fat te keq po i prodhon ne menyre artificiale familja shqiptare sot. Personalisht ndihem i shqetesuar me faktin qe kohet e fundit eshte rritur teper fluksi i kerkesave per sistemim ne "azil". (me falni per termin, por duhet ta kuptojne familjet qe braktisin te moshuarit). Cfare po ndodh, pse ky "bum" kerkesash per ne shtepite e te Moshuarve? Ka ndodhur ndonje devijim demografik i paparashikuar nga shoqeria, nuk ka kapacitete normale per absorbimin e te moshuarve ne nevoje, apo po peson ruptura te thella familja biologjike shqiptare? Apo jane te gjitha bashke qe kane krijuar kete presion te ri te panjohur me pare? Problemi i braktisjes se te moshuarve duket se kohet e fundit ka marre deformim social dhe realisht situata e te moshuarve ka shenja te perkeqesimit te dukshem. Kerkesat e shumta, intensive te njerezve per te vene ne mbrojtje shteterore te moshuarit eshte nje nga treguesit e "jashtem" te kesaj dukurie sociale. Kjo eshte sfida e te gjitheve dhe jo vetem e shtetit. Te moshuarit do te duhet te kene bashkerisht kujdesin e natyrshem te familjes, doren e ngrohte te shtetit dhe kujdesin e vecante te komunitetit dhe te shoqerise civile. Kjo eshte sfida e madhe e shoqerise shqiptare te cilen nuk duhet ta kujtojme vetem ne 1 tetor, ne diten nderkombetare te te moshuarve por cdo dite, vazhdimisht...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›