E Diel, 1 Nëntor 2026

PS firmos koalicionin me partitëe vogla, mungon Gjinushi e Milo

TIRANE - Partia Socialiste zyrtarizoi sot marrëveshjen parazgjedhore me 43 parti të koalicionit opozitar.  Në selinë PS ku ishin mbledhur sot në mesditë krerët e rreth 35 partive nuk kanë qenë të pranishëm Skënder Gjinushi i PSD, dhe Paskal Milo i PDS.

Të kontaktuar për të pyetur shkakun e mungesës së tyre ata janë përgjigjur se “Jemi lajmëruar vonë për nënshkrimin e marrëveshjes me Ramën, dhe nuk kanë ardhur për shkak të axhendës së ngjeshur”. Gazetarja e TVA1REPORT, Jetona Koçibelli informon se në takim nuk është as Vangjel Dule i PBDNj-së.

Mësohet se me LSI, PSD e PDS, Partia Socialiste pritet të zyrtarizojnë koalicionin këto ditë.  Afati përfundimtar për regjistrimin e koalicioneve në KQZ është data 23 prill.

Pas takimit Ngjela, kryetari i partisë "Ligj e Drejtësi"  tha se nuk mund të bëjë publike marrëveshjen por “marrëveshja nuk i lëviz asnjë presje marrëveshjes që 2009, koalicioni me 4 parti është bërë me mbi 40. Duhet rrethim total nga ana elektorale e kundërshtarit. Ka një krizë për KQZ dhe unë dhashë mendimin tim. Dhe kryetari tha se do vazhdojë kështu”.

Ngjela mohoi kategorikisht mundësinë e kandidimit nën siglën e PS. “Unë nuk kam ardhur për të bërë kërkesë për të hyrë në PS. Unë jam me partinë time dhe dal deputet”.

Nga ana e tij Petro Koçi, i PSV91  tha se nuk ka patur pretendime të partive të vogla për të qenë pjesë e listave zgjedhore, duke shtuar ato do të kandidojnë nën e emrin e tyre. “Ky dokument nuk përmban kërkesa specifike të partive në raport me PS-në por është baza për regjistrimin e këtij koalicioni në KQZ." I pyetur për koalicionin PS- LSI Koçi shtoi se: “LSI nuk ka ndryshuar tërësinë e parimeve me të cilën është ndërtuar koalicioni nuk ishte pjesë e tryezës”

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›