E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS gati protestat dhe bojkoti i KQZ

/ /

Burime prane selise roze pohuan dje se kryetari socialist Edi Rama do te deklaroje nisjen e protestave te fuqishme ne Tirane me qellim largimin e qeverise dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme te cilat synohen te zhvillohen njekohesisht me zgjedhjet vendore. Ky ka qene lajtmotivi dhe i protestave te meparshme por i pa arritur deri me sot per shkak te mungeses se mekanizmave ligjore. Por socialistet mesohet se do te radikalizojne qendrimin e tyre ndaj qeverise dhe institucioneve ku kane perfaqesuesit e tyre te zgjedhur. Pritet qe kreu socialist te deklaroje dhe bojkotin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga tre anetaret e zgjedhur nga opozita duke tentuar futjen ne kolaps te ketij institucioni dhe pamundesine e zhvillimit te zgjedhjeve per pushtetin lokal. Perfaqesues te shumte te PS shprehen se kjo eshte rruga e vetme qe i ka mbetur opozites per te detyruar kete maxhorance te marre parasysh kerkesat e saj qe nisin qe nga transparenca e zgjedhjeve e deri tek marrja e garancive te plota permes ndryshimeve ne kod permes reformes zgjedhore. Ne deklaratat e perseritura te kreut socialist eshte thene se nese nuk behet hetimi i zgjedhjeve te shkuara PS nuk do te lejoje te zhvillohen zgjedhjet lokale te 8 majit. Duket se vetem bllokimi i KQZ-se mund te coje ne bllokimin e zgjedhjeve vendore. Ne daljen e fundit me gazetaret Rama u shpreh qarte se nese edhe ky akt final i djegies se fleteve te votimit i vetedemaskimit te Saliut si kusar votash hyn forcerisht ne fuqi jo vetem prania e opozites ne KQZ-ne e dhunuar nga nje lolo i Saliut humbet cdo kuptim por edhe veprimi opozitar merr nje permase edhe me te kushtezuar nga pesha e dhunes se paligjshme qeveritare eshte shprehur Rama. Por vendimi dhe veprimi opozitar merr nje tjeter permase pas publikimit ne media te videokasetes mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit pas se ciles jane ngritur nje vale akuzash per korrupsion ne nivele te larta te qeverisjes.

Opozita Protesta duhen ne Tirane

Opozita e Bashkuar vendosi dje qe te rinise protestat masive ne vend me synim largimin e qeverise Berisha nepermjet zgjedhjeve te parakohshme. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama takoi aleatet si Skender Gjinushi Paskal Milo Prec Zogaj Nard Ndoka Ervin Mete e Petro Koci Kurt Kola te cilet i jane pergjigjur thirrjes se kreut socialist. Pas takimit te PS me aleatet e majta ne emer te Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela beri te ditur per mediat sot se partite e majta vleresuan se situata aktuale ne vend eshte teper e rende dhe se kjo eshte e papranueshme. Ngjela theksoi se videoja e pergjimit te Metes eshte fytyra e vertete e qeverise aktuale qe qeveris vendin. Per keto arsye theksoi Ngjela opozita do te rifilloje protestat masive ne popull per largimin e qeverise.

Kadeli PS sduhet te jete fasada e qeverise

Deputeti socialist Gjovalin Kadeli shprehet se PS nuk duhet te behet fasade e qeverise ne te gjitha institucionet ku ajo ka te zgjedhur. Lidhur me pjesemarrjen e PS-se ne zgjedhjet lokale Kadeli shprehet se bojkoti i tyre eshte alogjik.
PS kulmoi qendrimin e saj opozitar me greven e urise por sot pas 9 muajsh jemi ne te njejten situate pa zgjidhje te krizes dhe pa hapjen e kutive as te fleteve te votimit dhe as te materialeve zgjedhore. E konsideroni te cuar dem kete sakrifice tuajen
Mua nuk me duket e njejta situate. Madje me duket nje situate shume e veshtire per qeverine. Duket sikur po bie tatepjete kodrines se pushtetit te ndertuar duke shtuar copa ketu e atje dhe nuk po mundet te ndale as nga te qeshurat e kryeministrit e as nga koncertet festive qe duan te mbulojne gjendjen e mjerueshme te vendit. shte e vertete qe kryeministri Berisha nuk pranoi te hapte kutite pas kesaj nuk pranoi as ate qe kishte pohuar pak muaj me pare per materialet zgjedhore madje neser mund te mohoje edhe shume gjera te tjera. Por kjo nuk do te thote se kjo po i sjell sukses. Zgjedhjet e qershorit i jane mbeshtjelle rreth kembeve dhe e rrezojne ne cdo hap qe ai perpiqet te hedhe. Ju e shihni Berisha ai Berishe qe i merrte vendimet rrufe dikur tani kalon cdo gje me buzeqeshje me fjale me arra e bakllava me Harry Potter e Pipi orapegjaten si nje gjysh i mire tek e fundit. Pse Sepse nuk ka fuqi. Sepse ky ishte rezultati qe solli manipulimi vrastar i zgjedhjeve. Absolutisht sakrifica jone nuk ka shkuar dem. Ajo beri te mundur mbeshtetjen me te madhe popullore qe ka pasur ndonjehere opozita shqiptare dhe beri qe kerkesat tona te beheshin njeherazi kerkesa edhe te partnereve tane nderkombetare. Po na vjen keq qe nuk po mundim tu japim qytetareve shqiptare qeverine qe ata meritojne. Kjo do te ndodhte ne nje vend normal. Sic duket kemi te bejme me nje qeveri anormale e cila edhe pa thonj eshte kapur me ata dhembe qe i kane mbetur pas pushtetit e karrigeve dhe nuk do ti leshoje megjithe zullumet e prapesite qe kane marre dhene e do te dalin hap pas hapi.
Pas perseritjes se disa raundeve te protestave dhe negociatave cila duhet te jete sipas jush rruga qe PS do te duhet te ndjeke perballe maxhorances ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve
Partia Socialiste ka disa struktura drejtuese te cilat kane vendosur perhere per rrugen qe duhet te ndjeke forca jone politike sigurisht duke bashkepunuar edhe me partite e tjera opozitare. Ne fakt prapesite e qeverise dhe qeveritareve nuk po na lene kohe te rimendojme strategjine ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve qe duhet theksuar eshte me e rendesishme se cdo paudhesi e Berishes gjate ketyre viteve sepse zgjedhjet e lira do te jene guri i themelit qe Shqiperia te mos jete me nje sistem hibrid. Ne i kemi bere te qarta kerkesat tona kemi bere te qarta edhe leshimet tona. Ne jemi terhequr kemi marre mbi supe jo pak here edhe merine e elektoratit dhe militanteve vetem per te gjetur nje zgjidhje. Por dashamiresia jone toleranca jone mirekuptimi ndaj shqiptareve dhe partnereve nderkombetare eshte marre si dobesi nga kryeministri. Opozita nuk eshte e dobet dhe kete ua ka treguar mire. Ndoshta Berisha mendon se me afrimin e zgjedhjeve lokale nuk do te kete me presion nga ana jone. Gabohet. Presioni do te jete akoma edhe me i madh qe ai te mos guxoje te preke asnje pale zgjedhje jo vetem ato parlamentare. 
A duhet te marre pjese PS ne berjen e reformes zgjedhore dhe ne zgjedhjet per pushtetin vendor te 8 majit dhe nese jo a rrezikon PS te dale nje parti jashte sistemit politik
Keto jane endrra te ndokujt qe eshte i dashuruar prej dhjetera vjetesh per sistem  monopartiak. shte absurde edhe ta mendosh qe mund te zhvillohen zgjedhje pa Partine Socialiste e cila eshte partia me e madhe ne vend. shte po ashtu alogjike te mendosh qe vete Partia Socialiste do te tregohet aq e dobet sa te mos marre pjese ne zgjedhje duke dhene keshtu nje denim te rende per qindra mijera votues te saj e mijera kandidate te shkelqyer. Por sigurisht qe Partia Socialiste do te pergatitet per keto zgjedhje me shume garanci sepse ajo duhet te punoje vetem per ta marre voten dhe jo edhe per te menduar se cmund te punojne marifetcinjte e zanatcinjte e hajdutllekut te kutive te orkestruar e dirigjuar nga ekspertet e manipulimit. shte e drejta e Partise Socialiste te kerkoje sa me shume garanci perballe nje njeriu qe nuk mendon kurre per tu perballur me drejtesi por perhere me hile. Kjo duhet te marre fund dhe do te marre shume shpejt. Sot do mblidhet Asambleja Kombetare si organi me i larte vendimmarres i PS-se nga ku do te merren vendimet e duhura per strategjine qe do te ndjekim ku mendimi im personal dhe perkrahesve te mi ne zonen time eshte i qarte ne nuk duhet dhe nuk do te jemi fasada e qeverise as ne parlament apo kudo tjeter ku PS-ja ka te zgjedhur. Berisha duhet ti perkase se shkuares se historise. a.l.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›