PS gati të përgatisë zgjedhjet e parakohshme
Partia Socialiste është e gatshme të angazhohet për zgjedhje të parakohshme. Adaptimi i protestave me synim rrëzimin e qeverisë do të shërbejnë edhe si një mënyrë për të vënë në lëvizje strukturat e degëve në funksion të përballimit të një raundi të mundshëm elektoral. “Ne mendojmë se hedhja poshtë e propozimit tonë për konsensus aktualizon devizën tonë ‘Hap kutitë ose largohu’. Protestat janë edhe një mënyrë për të rifreskuar gatishmërinë e strukturave, për të qenë më pranë qytetarëve... Natyrisht që PS-ja është gati të përballojë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi dje për “Shqip”, sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Mobilizimi i njerëzve që parakupton angazhime organizative nga selia rozë është kështu një masë, e cila përfshin edhe një punë shtesë që lidhet me opsionin e zgjedhjeve elektorale. Kjo pyetje lind natyrshëm, për shkak se edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare një nga akuzat e shumta që iu adresuan lidershipit socialist ishte përgatitja dhe organizimi jo i mirë, pa harruar edhe deklarimet për programin elektoral.
#