PS hap fushatën në Tiranë me muzikë popullore dhe Rrok
PS premton legalizim, çlirim të biznesit të vogël dhe luftë ndaj krimit. Rama: Do rimarrim fitoren që na vodhën në 2011-ën
Mes tingujve të muzikës rrok dhe asaj popullore, Partia Socialiste çeli fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit në Tiranë. Në ambientet e pallatit të sporti Asllan Rusi, në kryeqytet 32 kandidatët e PS-së për qarkun e Tiranës janë ngjitur në skenën e ndërtuar në qendër të sallës duke bërë kështu zyrtarisht prezantimin e parë zyrtar përpara publikut.
Edi Rama
Kryetari i PS-së, Edi Rama në fjalën e tij përmendi disa prej pikave kryesore të programit të socialistëve duke nisur fillimisht nga legalizimet. Sipas Ramës prej 22 vitesh qytetarët e Tiranës presin të marrin legalizimet e banesave të tyre. Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ato shtëpi që prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve, që ti kthejë, në pasuri të patundshme të çdo shqiptari, tha Rama. Kreu i PS-së premtoi se pas 23 qershorit, qeveria socialiste do të heqë taksën për biznesin e vogël. Unë dua tju them të gjithë tironsve, dhe tiranëve të gjithë atyre që jetojnë me një furrë bukë, ushqimore, rrobaqepësi, se me 23 qershor duke shkuar, duke marrë një copë letër në dorë dhe duke vënë një kryq tek numri 29 tek PS, do ta heqin taksën e biznesit të vogël, do të përgjysmojnë TVSH-në, premtoi Rama. Sipas kryesocialistit në zgjedhjet e 2011-ës u vodhën votat e Tiranës, dhe për këtë Rama premtoi ndëshkim. Vërtetë në 2011 na e vodhën Tiranën, por më 23 qershor Tiranë me një votë më masive do të votojë ndëshkimin dhe Rilindjen, do të marrim projektin për Tiranë evropiane, që është themeli i projektit të Shqipërisë Evropiane, u shpreh Edi Rama. Rama premtoi gjithashtu edhe ndëshkim maksimal ndaj kriminalitetit duke premtuar ndryshim të situatës 300 ditët e para të qeverisë së re.
Rama u kërkon kandidatëve për deputetë
të këndojnë këngën Tirona
Teksa grupi muzikor po këndonte këngën Tirona, kreu i Partisë Socialiste u ka drejtuar mikrofonin disa prej kandidatëve të PS-së duke i ftuar ata që të këndojnë së bashku me grupin. Duke se kësaj kërkese të Ramës i janë bindur kandidatet Blerina Gjylameti por edhe deputetja Vasilika Hysi. Më ps mitingu u mbull me këngën “We are the champions” të grupit “Queen”
Rama i bie daries
Duke qenë se Edi Rama vjen nga bota e artit, ai duke synuar që hapjen e fushatës në Tiranë ta bënte sa më festive i ka rënë edhe vete instrumentit muzikor të darjes.
Lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Tiranës
1. PANDELI MAJKO
2. SAIMIR TAHIRI
3. VASILIKA HYSI
4. DITMIR BUSHATI
5. FATMIR XHAFAJ
6. LINDITA NIKOLLA
7. BESNIK BARAJ
8. XHEMAL QEFALIA
9. SADRI ABAZI
10. PARID CARA
11. SPARTAK BRAHO
12. ARTAN GAÇI
13. PJERIN NDREU
14. RAKIP SULI
15. MILENA HARITO
16. DASHAMIR PEZA
17. ENKELEJDA SHKRELI
18. ERVIN BUSHATI
19. BLEDAR DORACAJ
20. ALFRED DALIPI
21. SADI VORPSI
22. BLERINA GJYLAMETI
23. PETRIT VARGU
24. ARBEN SEFERAJ
25. SHAQIR SHEHU
26. BLENDI NALLBANI
27. ERJETA ALHYSA
28. RODOLF XHILLARI
29. IBRAHIM KALEMI
30. AFRIM QENDRO
31. AZBI ARAPI
32. LAVDRIM SAHITAJ