PS heq dorë nga kërkesa e 30 qershorit, pranohet nga Kolegji

Kolegji pranon kërkesën e PS-së për heqjen dorë nga ankimimi i 30 korrikut. Ndërkohë që për 2 korrikun, do të jetë relatore Sashenka Jonuzi. PS-ja ka kërkuar sot që të jetë Kolegji të detyrojë KQZ të shprehet ndërsa është tërhequr nga kërkesë padia e pare e bërë në datën 30 qershor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë.
Që në fillim të nisjes së seancës së Kolegjit Zgjedhor përfaqësuesit e PS-së janë tërhequr nga kërkesa e tyre e cila është depozituar në 30 qershor duke lënë në fuqi vetëm kërkesë-padinë e dorëzuar në 2 korrik.
Ndërkohë trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e PS-së duke i kërkuar kësaj të fundit ta bëjë me shkrim kërkesën.
Arjan Salati avokati i PS, deklaroi se PS heq dorë nga ankimimi i depozituar në 30 qershor që kërkonte pushimin e gjykimiti të kësaj kërkese ankimore të PS. Në këtë mënyrë, Kolegji do të duhet të shqyrtojë një tjetër ankimim të depozituar nga PS-ja në datën 2 korrrik. Pas kësaj kërkese që u bë me dije nga zoti Arjan Salati, PD kërkoi që fillimisht në bazë të rendit të procedurës trupi gjykues i kolegjit të merrte në shqyrtim dhe të shprehte kërkesat e PS të 30 qershorit dhe 2 korrikut dhe një tjetër kërkesë që kërkonte ndërprerjen e kësaj çështje.
Në kërkesën e depozituar në 2 korrik, Partia Socialiste kërkon nga Kolegji që të urdhërojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë prej saj në këtë institucion ku kërkohet të shpallet i pavlefshëm vendimi i cili shpalli fitues kandidatit demokrat Lulzim Basha me 92 vota dhe të shpallë të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.