E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi: PS, taktikë për të zvarritur procesin

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi në një prononcim për mediat ka deklaruar se PS-së me kërkesat ankimore të saj po përpiqet të shtyjë përfundimin e procesit zgjedhor.
"Jemi asgjë më shumë se përpara një taktike të PS-së. Mjafton të numërohen ankesat ankimore të PS-së, është një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Qëndrimi ynë është që ky proces të përfundojë sa më parë se qytetarët e Tiranës presin fituesin. Taktika e PS-së është që të zvarrisë sa më shumë këtë proces. Jemi përpara një kërkese që ka një veçanti", u shpreh Bylykbashi.
Ndër të tjera ai shtoi se Partia Socialiste, ka sulmuar Kolegjin duke shprehur mosbesimin ndaj tij dhe duke kërkuar një tjetër shans. Në këtë drejtim, Bylykbashi theksois e gjykata ka marrë një një vendim në përputhje me Kodin Zgjedhor.
"Jemi përpara kërkesës për gjykim, ata kërkojnë të kthejnë ccështjen në KQZ. Është në zgjedhjen e tyre. Ne kemi besim tek Kolegji. Kodi Zgjedhor përcakton se shqyrtimi i kërkesave të bëhet i përbashkët. Këtë e bënë mbi bazën e rekomandiemve të OSBE. PS-ja zgjodhi që kërkesat t`i bëjë në mënyrë taktike, një herë më parë një herë më vonë. Këtë e bënë për të zvarritur procesin. Ne mendojmë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë. KQZ morri një vendim. Tani mbetet nga gjykata nëse do e pranojë këtë kërkesë apo jo. PS afatin e kishte më 26 maj", nënvizoi ai, për të shtuar se të tjerat ishin tentativë për të zvarritur. "Do të shihni që ata kërkojnë të shtyjnë procesin dhe të arrijnë në një moment ku ata mendojnë se është më I favorshëm", përfundoi përfaqësuesi ligjor i PD.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›