Muhedini: Rama na grabiti deputetin
Partia për Drejtësi dhe Integrim ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për grabitje të mandatit të Fierit. Kryetari i kësaj force politike, ju referua krahas të tjerave, procesit të munguar zgjedhor në disa qendra votimi, që sikundër tha, u bllokuan nga komisionerët socialistë. Por krahas Ramës, drejtuesit e PDI akuzuan dhe Kolegjin Zgjedhor si bashkëpunëtor në atë që Muhedini e cilesoi, grabitje të mandatit të dytë të PDI. Përfundimi i procesit zgjedhor në Fier, i solli PDI një mandat në këtë qark. Por depozitimi i ankimimit në KQZ nga Partia Socialiste i të paktën 9 qendrave të votimit, e kaloi këtë mandat në favor të selisë rozë. Një mandat që e zyrtarizoi më pas edhe Kolegji Zgjedhor duke rrëzuar pretendimet e PDI dhe PD për disa qendra votimi.