Nishani: Dialog politik intensiv ne nivele me te larta
Ne viziten e tij ne Tirane, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci zhvilloi nje takim dhe me Presidentin Bujar Nishani. Kreu i shtetit shqiptare vleresoi marredheniet mes dy vendeve dhe u shpreh se keto marrdhenie synojne te shnderrohen ne marredhenie model ne rajon. Gjithashtu kreu i shtetit “shprehu angazhimin per te mbajtur hapur institucionalizimin e nje dialogu politik intensiv ne nivelet me te larta dhe siguroi se, Shqiperia do te vazhdoje te mbeshtese fuqimisht Kosoven ne rrugen e saj te integrimit evropian dhe gatishmerine te ofroje pervojen e saj per proceset integruese”. Lidhur me bisedimet Kosove-Serbi, Thaci u shpreh se ka mbeshteur vazhdimisht bisedimet, si dy shtete fqinje te pavarura e sovrane. Nishani pergezoi klasen politike shqiptare te Kosoves “per nje perqasje racionale ndaj pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhje, duke pranuar logon e KQZ-se”.