Timoshenko-Presidentit: Po bëni gjyq politik
Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e cila ndodhet para gjykatës nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, hodhi akuza se ndaj saj po zhvillohet një proces politik. Në një letër për mediat, Timoshenko akuzon presidentin ukrainas, Viktor Janukovic për nisjen e të gjithë procesit gjyqësor ndaj saj.
Timoshenko, në letrën e saj thotë gjithashtu se autoritetet kanë falsifikuar të gjithë dokumentacionin që pretendohet si provë nga akuza. Timoshenko akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion gjatë marrëveshjes për gazin me Rusinë në vitin 2009. Prokuroria ka kërkuar dënimin e saj me 7 vjet heqje lirie.