Sequi Kreret e rinj te bashkive te qeverisin pa u ndikuar nga politika
Keshilli i Europes dhe ambasadoret kryesore te Perendimit ne Tirane u kane kerkuar prere krereve te rinj te pushtetit vendor qe te mos politizojne institucionet e marra nga vota popullore me 8 maj.
Ne nje konference te organizuar nga KiE pjesemarresve te majte dhe te djathte te mbledhur se bashku ne nje salle iu be thirrje organizimi vetem ne nje shoqate unike si menyra per te treguar se ata u sherbenin qytetareve dhe jo lidereve politike. Zotimin e pare se do te bashkepunonte me koleget pa pasur qendrimet politike e beri kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Ne nje fjale te mbajtur perpara kolegeve te tij te majte dhe te djathte Basha theksoi se ai do te bashkepunonte me ta ne interes te qytetareve. Po keshtu kryebashkiaku i Tiranes theksoi se ai kishte si synim te kontribuonte ne depolizimin e stafeve ne administrata dhe ne keshillat bashkiake. Ne jemi te bindur dhe me se te qarte e te vendosur qe ti mbajme administratat tona sa me larg influencave e vorbullave politike jo vetem kaq por te krijojme energji maksimale me te gjithe faktoret politike ne keshillat tane dhe me gjere duke i kthyer ata ne faktore e promotore te zhvillimit te konsolidimit te sherbimeve u zotua Basha. I qarte ne deklaraten e tij per kryebashkiaket ishte kryetari i prezences se OSBE-se Eugen Wollfarth i cili theksoi se njesite vendore duhet te krijojne nje shoqate kombetare dypaleshe qe te mbrojne ne menyre te perbashket interesat vendore. Pavaresisht perkatesive politike perpiquni te punoni se bashku per te lobuar prane qeverise qendrore per nismat shteterore qe ndikojne ne komunitetet tuaja. shte ne interes te komuniteteve tuaja qe ju te jeni konstruktive dhe ndonjehere jopartiake per te garantuar se qytetareve u sherbehet me mire theksoi ambasadori i OSBE-se. Sipas tij te zgjedhurit vendore te 8 majit duhet te ishin nje shembull per te treguar se ne vend ka demokraci dhe etike ne praktikat qe ndiqen. Ne mesazhin e tij ambasadori i Komisionit Europian Ettore Sequi deklaroi se transparenca dhe pergjegjshmeria e qeverisjes vendore jane hapa teper te nevojshem per reformen ne administrate dhe procesin e decentralizimit. Decentralizimi dhe veteqeverisja vendore jane elemente thelbesore te reformes se administrates publike ne shume vende. Qe decentralizimi te arrije objektivat e tij duhet pasur transparence dhe pergjegjshmeri ne qeverisje theksoi ambasadori i KE-se. Nga ana tjeter ai theksoi ne menyre te qarte se nese palet donin te beheshin te degjueshme dhe serioze duhet te bashkoheshin ne nje shoqate dhe jo me ne grupe te percara. Grupet e interesit duhet te flasin me nje ze nese duan te degjohen nga qeverisja qendrore dhe autoritetet e tjera shteterore. Nje shoqate eshte nje platforme per dialog konstruktiv mes kryetareve te bashkive te zgjedhur qe perfaqeson interesin e anetareve te saj pavaresisht perkatesive te ndryshme politike theksoi Sequi duke shtuar se kjo platforme mund te sherbeje si nje ure per komunikimin mes autoriteteve vendore dhe atyre qendrore. Ai gjithashtu i ftoi kryetaret e bashkive qe te qendronin sa me larg politikes dhe te fokusoheshin te sherbimet ndaj qytetareve. Nje nga qellimet kryesore te takimit te djeshem ishte bindja e paleve te mos qendronin te percare por te mblidheshin ne nje shoqate te perbashket bashkish per tu dhene keshtu fund edhe kerkesave gjysmake qe ata paraqesin si te qeverisja qendrore ashtu edhe tek organizatat nderkombetare.