PS-ja merr masa ekstra për mbarëvajtjen e fushatës elektorale
Një grup i posaçëm në selinë rozë do të aktivizohet për shmangien e incidenteve në fushatë. PS-ja, e vendosur për të pasur një fushatë normale dhe të qetë
Shaban Sulçe
Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit pritet të shkaktojë rritje të tensioneve zgjedhore midis kampeve politike. Ende pa nisur mirë fushata elektorale, disa incidente kanë shoqëruar turin paraelektoral të kreut të PS-së, Edi Rama, ku incidenti më flagrant ka qenë mohimi i së drejtës për të zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Kavajës. Përveç kësaj, socialistët e shikojnë me skepticizëm rolin e Policisë së Shtetit gjatë fushatës elektorale dhe gjatë zgjedhjeve. Zyrtarë të lartë të selisë rozë prej kohësh kanë denoncuar emërimet e militantëve të PD-së në strukturat e Policisë së Shtetit si dhe tendencën e qeverisë për të përdorur si instrument uniformat blu. Në këtë situatë, e gjendur në këto kushte, Partia Socialiste ka marrë një sërë masash ekstra, të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbarëvajtjen e fushatës së saj elektorale. Një grup i posaçëm do të aktivizohet dhe do të angazhohet për të shmangur incidentet e mundshme që mund të ndodhin gjatë fushatës.
Incidentet
Incidenti i parë që ka ndodhur gjatë turit paraelektoral të kreut të PS-së, Edi Rama, ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Në takimin e zhvilluar në sallën kulturore të këtij qyteti janë ndërprerë dritat, ndërkohë që kryesocialisti Rama është detyruar ta vijojë fjalën e tij përpara banorëve të Librazhdit në errësirë. Ndërprerja e radhës e dritave ka qenë gjatë manifestimit të heshtur që organizoi Partia Socialiste dhe aleatët e saj, për të përkujtuar 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit. Gjatë marshimit për në selinë e Kryeministrisë është ndërprerë energjia në shtyllat e ndriçimit të bulevardit “Dëshmorët e kombit”, gjë e cila në fakt nuk ka ndodhur edhe në ditët kur Shqipëria ka vuajtur në maksimum mungesën e energjisë elektrike. Por kulmi i incidenteve ndodhi më 12 mars, kur kreut të PS-së nuk iu lejua takimi që kishte planifikuar të zhvillonte në Pallatin e Kulturës së qytetit të Kavajës, zona elektorale e kryeministrit Sali Berisha. Pikërisht një ditë përpara zhvillimit të këtij takimi, drejtuesit e këtij institucioni kanë njoftuar Partinë Socialiste se nuk do të lejohej zhvillimi i këtij takimi, pasi sipas tyre, në sallë ishte planifikuar një aktivitet kulturor. Ndërkaq, incidenti i radhës ka ndodhur në takimin që Rama ka zhvilluar në sallën kulturore të qytetit të Peqinit, ku edhe në atë takim është ndërprerë qëllimisht energjia elektrike.
Struktura
Partia Socialiste ka ngritur gjithashtu një strukturë të specializuar, e cila do të angazhohet gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit për të ruajtur votat e saj dhe për të parandaluar manipulimet e mundshme. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ish-efektiva dhe ish-drejtues të Policisë, të cilët janë larguar padrejtësisht ose për arsye politike nga puna, gjatë katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha. Pavarësisht presionit ndërkombëtar që bie mbi qeverinë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Socialiste e ka shumë të vështirë të besojë në premtimin e kryeministrit Berisha për një proces normal zgjedhor dhe pa manipulime. Nisur nga raportet e mëparshme midis Berishës dhe zgjedhjeve të lira, të cilat kanë qenë shumë të zeza, por nisur edhe nga situata aktuale me çështjen e kartave të identitetit, selia rozë prej kohësh ka hartuar një strategji të sajën për mbrojtjen e votave dhe parandalimin e manipulimit të zgjedhjeve. Kjo strategji u konkretizua me ngritjen e strukturës së specializuar, në përbërje të së cilës janë shumë ish-efektiva të Policisë. Një strukturë të tillë, Partia Socialiste e krijoi edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007. Struktura drejtohej nga ish-deputeti socialist Paulin Sterkaj dhe veproi kryesisht në kryeqytet. Struktura bashkëpunoi ngushtë me komisionerët e Partisë Socialiste. Në çdo qendër votimi ku sinjalizoheshin për shenja manipulimi, struktura ndërhynte për parandalimin e tyre.
Rama mbledh tryezën e partive të koalicionit
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Edi Rama, do të mbledhë tryezën e partive të koalicionit që ai drejton. Takimi është parashikuar në mesditën e sotme. Në takim pritet të marrin pjesë kreu i Partisë Socialdemokratëve Skënder Gjinushi dhe ai i Demokracisë Sociale. Ndërsa kreu i G99-s nuk pritet që të shkojë në takim. Në tryezën e partive opozitare të mbledhura nga Rama do të diskutohet për përgatitjet që këto forca do të bëjnë për fushatën elektorale.
Një çështje tjetër do të jetë ajo që ka të bëjë me kartat elektorale. Mjetet e identifikimit kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për të majtën dhe e kanë akuzuar maxhorancën se po i bën qëllimisht vonesat për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Partitë pjesëmarrëse do të diskutojnë edhe për krijimin e një strategjie të përbashkët me të cilën do të paraqiten më 28 qershor dhe në rast konsensusi edhe arritjen e një marrëveshjeje.
Luis Tanushi
9 Prill 2009