PS-ja propozon rezolute me 7 pika per te dale nga kriza politike
Eljona Ballhysa
Socialistet kane depozituar dje ne Kuvend nje rezolute qe permban shtate pika dhe qe sipas tyre i jep zgjidhje krizes politike ne vend. Rezoluta ne fjale bazohet ne kritikat e bera ndaj Shqiperise ne Opinionin e Komisionit Europian ku vendit tone iu mohua edhe kerkesa per te marre statusin e vendit kandidat ne KE. Ne krye te rezolutes theksohet se PS-ja vlereson opinionin e KE-se mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE dhe i ka konsideruar konstatimet ne brendine e ketij opinioni si pika themelore referimi per politiken dhe institucionet shqiptare. PS-ja mendon se opinioni i KE-se eshte nje diagnoze objektive per Shqiperine ne raport me demokracine dhe shtetin e se drejtes me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut e me transformimin ekonomik e social te vendit ne rrugetimin drejt Europes. Socialistet bejne te qarte se nisma per te paraqitur ne Kuvend kete rezolute nxitet nga fakti qe vendi nuk duhet te humbase nje mundesi tjeter drejt BE-se. Ne rezolute theksohet vullneti i te zgjedhurve te popullit ne Kuvendin e Shqiperise per tu angazhuar ne nje proces politik e institucional me synim kthimin e dokumentit te KE-se ne nje platforme per permbushjen nga palet te te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga opinioni i KE-se.
Kriza politike
Nje nder pikat kryesore te rezolutes eshte zgjidhja e krizes politike ne vend. Sipas socialisteve kjo krize mund te zgjidhet duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten e kompromisit te opozites ne baze te Rezolutes se PE-se me 8 korrik 2010 duke filluar menjehere nga hetimi parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore duke nisur menjehere pas fillimit te hetimit per zgjedhjet punen e perbashket per kuadrin zgjedhor qe do te garantoje mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet europiane. Me tej ne rezolute parashikohet si pike me vete nxjerrja e pergjegjesive te Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e statusit te vendit kandidat si dhe te garantohet funksionimi demokratik i Kuvendit duke respektuar Rregulloren. Sipas socialisteve vetem ne kete menyre mund te behet i mundur drejtimi i balancuar politik i jetes parlamentare kontrolli kushtetues mbi Ekzekutivin dhe permiresimi i procesit legjislativ dhe politikeberes depolitizimi i Sherbimit Civil te Kuvendit rritja e burimeve njerezore ne dispozicion te trupes parlamentare transparenca ne administrimin e buxhetit dhe rritja e efikasitetit ne shpenzimin e ketij buxheti.
Pavaresia e institucioneve
Nepermjet rezolutes Partia Socialiste propozon qe te sigurohet pavaresia kushtetuese dhe financiare e sistemit te Drejtesise duke kontribuuar vecanerisht per rritjen e pergjegjshmerise dhe eficiences se tij permes nje strategjie gjitheperfshirese per te ardhmen si dhe nje qasjeje europiane per te tashmen. Sipas tyre kjo mund te realizohet duke marre persiper konceptimin e nje harte veprimi per nje reforme qe do te adresoje problemet e evidentuara me funksionimin teresor te Drejtesise por edhe me emerimet ne Gjykaten Kushtetuese Gjykaten e Larte Prokurorine e Pergjithshme apo vete KLD-ne vendosjen e nje standardi detyrues per mbeshtetjen financiare te sistemit te Drejtesise jo vetem per funksionimin e perditshem te tij por edhe per fuqizimin e kapaciteteve njerezore e permiresimin cilesor te infrastruktures rritjen e transparences ne dhenien e drejtesise dhe te aksesit te qytetareve ne drejtesi duke hequr te gjitha barrierat ligjore e administrative qe pengojne seriozisht kete element themelor te nje drejtesie kushtetutshmerisht te njejte per te gjithe.
Krimi dhe korrupsioni
Socialistet propozojne qe opozita ne bashkepunim me maxhorancen te ndermarrin nje nisme te perbashket kunder krimit te organizuar dhe kunder kultures se pandeshkueshmerise se korrupsionit ne te gjitha nivelet. Ne rezoluten e depozituar dje ne Kuvend ata propozojne qe kjo nisme te realizohet duke percaktuar nje standard europian per heqjen e cdo barriere hetimi per anetaret e qeverise deputetet e gjyqtaret duke vendosur nje nivel europian transparence e mbikeqyrjeje ne veprimtarine e te gjitha organeve e strukturave shteterore pergjegjese ne luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit si dhe duke rritur barren e pergjegjesise ligjore mbi te gjithe hierarkine e tyre duke trajtuar me perparesi nevojen e forcimit te legjislacionit e te rritjes se transparences permes vendosjes se standardeve europiane per konkurrencen ne treg dhe per procedurat e tjetersimit te prones publike duke rritur shkallen e ndeshkimit te krimit ekonomik. Ata gjithashtu kerkojne pergatitjen dhe zbatimin e nje plan-veprimi kombetar per pronen duke iniciuar nje proces te gjere e gjitheperfshires konsultimi ne perputhje me jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ky plan-veprim sipas PS-se duhet te adresoje transparence ne kthimin e ne kompensimin e prones domosdoshmerine e hartimit te nje legjislacioni qe krijon mekanizma efikase ne funksion te vendosjes dhe konsolidimit te se drejtes se prones ne te gjithe territorin e vendit si dhe aprovimin e nje pakete te posacme te masash ligjore kunder korrupsionit per pronen.
Media
PS-ja propozon marrjen e masave urgjente per mbrojtjen e lirise se medias. Sipas selize roze masat ne fjale duhet te synojne ndalimin e presionit politik e financiar mbi operatoret e tregut mediatik duke i dhene fund praktikave te gjobave disproporcionale e selektive mbi ta nga njera ane si dhe duke percaktuar nje kuader rigoroz ligjor per financimet publike te njoftimeve qeveritare ne media dhe cdo perfshirje te institucioneve shteterore ne marredhenie sponsorizuese me mediat ndryshimi rrenjesor i marredhenieve te TVSH-se me publikun si dhe te Keshillit Kombetar te Radiove e Televizioneve me operatoret duke filluar nga balancimi politik i bordeve drejtues respektive per te arritur ne nje sherbim publik te standardeve europiane si dhe perfundimin dhe miratimin e paketes se plote ligjore per mediat elektronike ne perputhje me detyrimet e Shqiperise me Keshillin e Europes e Bashkimin Europian.
Autonomia Vendore
Rezoluta e PS-se perfundon me kerkesen per te zbatuar Karten Europiane te Autonomise Vendore dhe Ligjin Organik te Qeverisjes Vendore duke rikthyer kushtetutshmerine ne marredheniet mes pushtetit qendror e atij vendor. Sipas PS-se kjo arrihet duke garantuar sherbimet vendore ndaj qytetarit duke mos cenuar autonomine fiskale te pushtetit vendor. Kjo arrihet nepermjet planifikimit dhe kontrollit te territorit duke mos cenuar autoritetin e njesive te pushtetit vendor. Kjo arrihet gjithashtu nepermjet bashkepunimit mes dy pushteteve per realizimin e Strategjise se Decentralizimit duke rivene ne levizje procesin e decentralizimit ne funksion te kapercimit te prapambetjes se viteve 2007-2010 ne raport me kete strategji.
Talio
Sqarimi
Rama Rezoluta e PS-se per te mos deshtuar serish per marrjen e statusit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate bashkebisedimit te djeshem me gazetaret ka sqaruar shtate pikat e propozuara se fundi nga Partia Socialiste ne formen e nje rezolute ne Kuvend dhe qe synojne dhenien fund te krizes politike ne vend si dhe mundesine qe vendi te mos deshtoje serish ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Grupi Parlamentar socialist ka dorezuar ne Kuvend nje mocion per debat per deshtimin e marrjes se statusit te kandidatit dhe nje rezolute per permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga raporti i Komisionit Europian. Keto perbejne detyrime madhore qe gjithsecili te kryeje detyrat e veta ne menyre qe Shqiperia te mos humbase trenin tjeter per ne BE - ka deklaruar Rama. Pika tjeter sipas Rames eshte zgjidhja e krizes politike permes transparences se zgjedhjeve qe duhet ta beje Parlamenti institucion ky qe sipas tij ze nje vend te vecante ne kritikat qe permban raporti i KE-se. Parlamenti duhet te beje transparence te hape kutite e materialeve zgjedhore dhe tu jape mundesi shqiptareve qe te shohin realitetin duke dhene mundesine per punen e perbashket per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet europiane - ka nenvizuar Rama i cili i ka bere thirrje kreut te KQZ-se qe te mendohet mire para se te vendose per djegien e fleteve te votimit. Ndersa pika e trete per kreun e PS-se eshte pavaresia kushtetuese dhe financiare e sistemit te Drejtesise per te cilat opozita eshte gati te kontribuoje me nje plan. Pavaresia kushtetuese dhe financiare e sistemit te Drejtesise. Ne jemi te gatshem te kontribuojme me nje strategji gjitheperfshirese ne te ardhmen dhe nje qasje europiane sot qe do te na sillte ne realizimin e nje reforme per zgjidhjen e problemeve te Drejtesise - ka deklaruar Rama. Pikat e tjera te cekura nga lideri i opozites kane qene lufta kunder krimit dhe korrupsionit me heqjen e barrierave hetimore ceshtja e pazgjidhur e pronave qe sipas tij mund te zgjidhet me nje proces jurisprudence gjitheperfshires liria e mediave qe kercenohet nga presioni i pushtetit si dhe zbatimi i kartes europiane per qeverisjen vendore me qellim kthimin e kushtetutshmerise ne marredheniet mes dy pushteteve.
25 Nentor 2010