E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata per Autonomi Vendore Qeveria po bllokon projektet e bashkive



Lizeta Duro

Shoqata per Autonomine Vendore pas protestave te diteve te fundit organizoi dje nje mbledhje ku te pranishem ishin te gjithe kryetaret e bashkive te te gjitha rretheve qe qeverisen nga socialistet. Perfaqesuesit e akuzojne kryeministrin Sali Berisha se qellimisht per shkak te zgjedhjeve po bllokon te gjitha projektet e bashkive qe qeverisen nga socialistet. Sipas tyre shembulli me i fundit qe e tregon kete eshte demtimi i investimeve publike ne qytetin e Korces. Drejtori Ekzekutiv i Shoqates Bledar Cuci tha se demtimi i investimeve ne Korce eshte nje skenar i turpshem ku u shkaterruan trotuaret dhe u shkulen pemet. Ky ishte nje akt barabar qe krijon nje precedent te rrezikshem per zhvillimet politike ne Shqiperi. Akte si keto jane krejtesisht te papranueshme ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve qofshin keto edhe politike. Ato demtojne po ashtu shpresat dhe perpjekjet e shqiptareve ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Europian sepse ne BE nuk shkohet duke u kthyer te levizja ludiste. Akti barbar qe ndodhi naten e se shtunes nuk drejtohet vetem kunder punes dhe investimeve te Bashkise se Korces. Ne radhe te pare dhe mbi te gjitha ky akt drejtohet kunder qytetareve te Korces me taksat e te cileve ndertohen trotuaret dhe mbillen pemet - tha Cuci.

Rama

Edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i pranishem ne kete mbledhje e akuzoi kryeministrin Berisha per cenimin e autonomise vendore. Rama tha gjithashtu se edhe per kaosin e dy diteve me pare ne trafikun e kryeqytetit faji eshte i kryeministrit duke qene se Berisha ka bllokuar dhe projektin e Bashkise se Tiranes per Unazen e Madhe. Sipas Rames eshte shkelur nje marreveshje miliona euro me BERZH-in per te mos lejuar zhvillimin e Tiranes dhe qe me taksat e qytetareve te realizohet permes nje kredie krijimi i Unazes se Madhe veper kjo qe mban vulen e Bashkise se qytetit. Berisha eshte fajtor per kaosin e trafikut te djeshem te kryeqytetit duke bllokuar qellimisht qarkullimin per ti egersuar qytetaret. Ashtu si pardje ne Korce ku Inspektorati i Ndertimit shkuli peme e bordura duke shkaterruar nje investim ne nje prej qyteteve me te kulturuar e me dinjitoz te Shqiperise - u shpreh Rama. Kreu i Bashkise tha gjithashtu se e vetmja rruge per ta shpetuar vendin nga degradimi eshte rezistenca ndaj qeverise Berisha.

Shoqata
Shoqata per Autonomi Vendore i kerkoi dje qeverise Berisha te ndaloje sulmet ndaj ketyre bashkive dhe komunave dhe te rivendose menjehere dialogun me perfaqesuesit e tyre. Perfaqesuesit e bashkive thane se nese thirrjeve dhe kerkesave te njepasnjeshme te Shoqates nuk do tu jepen zgjidhje nga qeveria protestat dhe hapat qe sipas tyre jane ligjore kunder veprimeve te qeverise Berisha do te vazhdojne. Sipas drejtorit te Shoqates ata kane dhe mbeshtetjen e qytetareve te cilet jane shume te shqetesuar per keto sulme ndaj bashkive dhe komunave. Sipas drejtorit Ekzekutiv te Shoqates edhe partneret nderkombetare e kane kritikuar rende kete qendrim te qeverise Berisha ndaj autonomise vendore dhe pronave e financave vendore. Koha ka ardhur dhe ka kaluar qe qeveria Berisha ti degjoje mire keta zera. Ndaj kesaj radhe duam ti themi zotit Berisha dhe qeverise se tij Kushtetuta nuk eshte nje lecke per te fshire kembet. Ju nuk jeni diktator ne kete vend qe te beni ligje te kunderligjshme. Fondet buxhetore nuk ua la trashegim familja dhe fryma e agresionit qe percillni e qe ushqen akte barbare si ai i nates se te shtunes ne Korce do tju kthehet ne nje bumerang te cilin nuk do te mund ta kontrolloni. Shoqata per Autonomi Vendore vlereson se ngjarje te tilla marrin jete ne frymen e nje sulmi te panderprere dhe te paskrupullt te qeverise Berisha dhe njerezve qe e perfaqesojne ate ne qeverite vendore kunder bashkive dhe komunave te drejtuara nga opozita - tha Bledar Cuci. Sipas tij kjo qeveri duke shkelur me te dyja kembet Kushtetuten dhe Karten Europiane per Veteqeverisjen Vendore u ka mohuar ketyre bashkive e komunave te drejta qe u takojne ka miratuar ligje qe synojne te asfiksojne punen e ketyre bashkive dhe komunave ne te mire te komunitetit dhe se fundi kerkon qe me forcen e kartonit te grabise buxhetet vendore.

Moti i keq demton tubacionin e ujesjellesit te Unaza e Re

Zona e Unazes se Re ne kryeqytet per shkak te nje defekti ne nje nga tubacionet e ujit te pijshem ka dy dite pa uje. Shkak per kete avari jane bere reshjet e dendura te shiut qe rane dy dite me pare. Sipas Drejtorise se Ujesjelles-Kanalizimeve si pasoje e defektit eshte demtuar tubacioni i shperndarjes ne kete zone dhe pervec mungeses se ujit kishte edhe rrjedhje te shumta te ujit te pijshem. Inxhinieret e Ujesjelles-Kanalizimeve ne vendngjarje u shprehen se po punohet qe defekti te riparohet shume shpejt dhe situata te normalizohet. Por krahas riparimit te ketij defekti autoritetet e Ujesjellesit shprehen se sa here bie shi ka probleme me kolektoret e ujerave te zeza dhe tubacionet e ujit te pijshem. Lidhur me keto probleme ata bejne fajtore Bashkine e Tiranes per shkak te punimeve jo te rregullta dhe amortizimin e sistemit.
Reshjet e medha te shiut jane reshje me prurje katastrofike si rezultat i shtimit te nivelit te madh te Lumit te Lanes. Ka pasur bllokim te kolektoreve te ujerave te zeza. Megjithate grupet e punes kane qene ne gatishmeri dhe eshte zhbllokuar situata menjehere. Rrjeti i kanalizimeve se bashku me rrjetin e ujerave te zeza eshte i amortizuar dhe do nje nderhyrje me investime kapitale - u shpreh Luan Peti drejtor inxhinierik ne UKT. Persa u perket rasteve te perzierjes se ujerave te bardha me ato te zeza thone autoritetet e Ujesjellesit deri tani ne Tirane nuk jane evidentuar te tilla.

24 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›