PS jo shfuqizimit te ligjit per token
Rozeta Rapushi
Ndryshimet e ligjit “Per Kthimin e Kompensimin e Pronave”, ngecin serish ne Kuvend. Kete here jo per mungese vullneti, por mungese votash. Pas nje debati te gjate ne seancen e djeshme plenare, mazhoranca nuk mundi te kaloje dot propozimet e republikanit Arian Madhi per pushimin e ligjit 7501 “Per Token” dhe nderhyrjet ne ligjin e pronave, pasi ne salle nuk kishte 71 deputete, sa duhen per votim, por 64. Votimi do te behet diten e hene dhe mazhoranca eshte plotesisht dakord qe te shfuqizoje zbatimin e ligjit 7501 “Per Token”, pavaresisht kundershtimit te opozites. “Te gjithe ata qe kane marre ne menyre te ligjshme toka bujqesore, sipas ligjit 7501, do e gezojne. Pushimi i ketij ligji ndalon abuzimin”, tha kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi. Ligji eshte zbatuar 98,8% te tij dhe ka mbetur pak me shume se nje per qind, qe e kthyer ne hektare behet fjale per 137590 hektare toke bujqesore e pandare. Toke e cila do te administrohet me nje ligj te ri, qe do te vije nga qeveria. Per opoziten, shfuqizimi i ligjit 7501 ne fund te zbatimit te tij nuk sherben aspak per frenimin e abuzimeve me pronat ne Shqiperi. Sipas nenkryetarit te Grupit socialist, Erion Brace, ky ndryshim nuk zgjidh asgje. Madje, Brace hodhi hije dyshimi ne propozimin qe vjen nga republikani Madhi, qe, sipas tij, duhet qe te vije nga qeveria qe merret me ceshtjen e pronave. “Zgjidhja e abuzimeve me tokat behet ne gjykate e jo ne kete menyre. Cfare do behet me hektaret qe kane mbetur pa u ndare te tokes bujqesore?. E aq me teper, si do behet ne rast se fshataret kane marre toke me ligjin 7501, por ende nuk kane ne dore nje tapi, apo jane ne konflikt e siper”, kerkoi Brace.
Ne mungese te ministrave, kreu i Grupit demokrat, Patozi, sqaroi se ata qe kane konflikte ne gjykate apo se kane regjistruar token e marre me 7501 le ta zgjidhin me ligjin per regjistrimin e pasurive te paluajtshme. “Ju nuk e kuptoni se me keto ndryshime nuk behet asgje. Duhet ngritur nje komision kontrolli, qe te merret me ndarjen e tokave. Te merret vesh sa toke te lire ka jashte ligjit 7501, e si do u shperndahet ish-pronareve”, vijoi deputeti, duke deklaruar qendrimin kunder te Partise Socialiste per kete ligj. I vetmi amendament qe PS pranoi te votonte dje ishte ai qe parashikon shtyrjen e afatit te dorezimit te dokumentacionit nga pronaret ne komisionet e tokave deri ne 31 dhjetor 2008. Partite e tjera te majta, si LSI e PDS, abstenuan. Madhi kerkoi mbeshtetjen e tere deputeteve, por mundi te siguroje vetem te mazhorances. Ai dorezoi ne Kuvend ne minutat e fundit amendamentin qe detyron pronaret qe kane ndertesa te ligjshme ne tokat e pronareve te blejne truallin. Si dhe amendamentin qe siperfaqet e lira te pandara qe jane ne administrim te bashkive dhe komunave te shkojne ne favor te kompensimit te pronareve.
Refuzimi
Opozita do te votoje kunder pushimit te ligjit 7501 “Per Token”. Sipas selise roze, ndalimi i zbatimit te ketij ligji ne fund te tij nuk frenon aspak abuzimet me token. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, tha se duhet te ngrihet nje komision i posacem per verifikimin e tokave te lira dhe lista te dorezohet ne agjencine e kthimit te prones per kompensimin e pronareve.
Shtyrja
Nga dita e hene e tutje me ne fund pronaret do te kene mundesi qe te dorezojne dokumentacionin e tyre ne komisionet e prones per t’u njohur e kompensohet toka. Kuvendi do te votoje te henen ndryshimet ne ligjin e pronave, qe perfshijne dhe shtyrjen e afatit te dorezimit te dokumenteve deri me 31 dhjetor 2008. Kuvendi nuk mundi te votoje dje per mungese te deputeteve ne salle.
Ndryshimet
Deputeti republikan, Arian Madhi, kerkoi qe ne prill te ketij viti ndryshime ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Madhi propozoi pushimin e ligjit 7501 “Per Token”. Ndersa kerkoi gjithashtu se pronaret e ligjshem te nje objekti, por nuk kane truallin, ta blejne ate. Si dhe te merren siperfaqet e tokave te lira qe jane ne administrim te bashkive dhe komunave per t’u perdorur per kompensimin e pronareve.