Stefa: Njerez me pushtet dhe deputete, vjedhes te tokave
Deputetja socialiste, Raimonda Stefa, akuzoi dje ne Kuvend se njerez me pushtet e deputete ne salle jane autoret e vjedhjes se tokave. Duke deklaruar voten kunder pushimit te ligjit 7501 “Per Tokat”, Stefa kritikoi se kjo mase qe merret per te frenuar abuzimin me pronat, nuk ka fare efekt. “Pushimi i ligjit nuk do te ndale abuzimin. Ky fenomen ndalet po te vihen para drejtesise ata qe e shkelin ligjit, qofshin keta ministra, deputete apo persona te tjere”, tha Stefa. Deputetja socialiste akuzoi se Partia Demokratike nuk ka mundur te beje asgje per procesin e pronave edhe kur ishte ne pushtet para vitit 1998. E nuk po arrin te beje asgje per kete ceshtje edhe sot, ndonese ka premtuar shume. “Ata qe e kane pushtetin, ata vazhdojne te vjedhin”, akuzoi Stefa. Sipas saj, pushimi i ligjit nuk ndryshon asnje gje ne abuzimin me pronat. Nderkohe qe sugjeroi qe pushteti vendor te mos merret me ndarjen e tokave. Ashtu si grupi i saj parlamentar, Stefa tha se mbeshtet vetem amendamentin e republikanit Madhi per shtyrjen e afatit te dorezimit te dokumentacionit nga pronaret ne komisionet e tokave deri me 31 dhjetor 2008.