E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kallëzim penal ndaj 4 anëtarëve të KQZ

Kjo parti i akuzon 4 anëtarët e KQZ-së “Shpërdorim të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”, kryer në bashkëpunim.

Kallëzimi është bërë ndaj kryetarit të KQZ, Arben Ristani si dhe anëtarëve të djathtë, Vera Shtjefni, Hysen Osmani dhe Klement Zguri.

“Duke filluar nga data 15 Maj dhe në ditët në vijim nga ana mazhoranës qeverisëse, u përgatit një skemë për të manipuluar rezultatin përfundimtar, skemë e cila nuk mund të jepte rezultat pa ndihmën dhe veprimet e kundraligjshme të anëtarëve të kallëzuar të KQZ-së. Për këtë qëllim, strukturat elektorale pranë kandidatit Basha, ndërmorën një inciativë të kundraligjshme për të krijuar “prova të paqena” në KZAZ-të e Tiranës, me qëllim rivlerësimin e votave të pavlefshme, si e vetmja rrugë që do të mundësonte gjetjen e një numri të mjaftueshëm votash për të përmbysur rezultatin e ngushtë prej 10 votash plus”, thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurori.

Gjithashtu, thuhet se transporti i kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore është transportuar pa vendimmarrje ligjore duke krijuar mundësinë e falsifikimit dhe manipulimit. “Kërkojmë që në kuadër të hetimeve paraprake të ketij kallëzimi, veprimet e nevojshme hetimore të kryhen në një kohë sa me të shpejtë, duke penguar dëmtimin e provave si dhe për të penguar ardhjen e pasoja të tjera ne situata të ngjashme që mund të verifikohen ndërsa procesi zgjedhor është në këtë fazë decisive”, thuhet më tej. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 08:25
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›