E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, policia ndjek penalisht organizatorët e protestës

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur pasi më datë 19.05.2011, në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”,  kanë organizuar një tubim të paligjshëm me pjesëmarrjen e rreth 300 personave, pa lejen e autoriteteve te Policisë së Shtetit  në kundërshtim me ligjin  “Për tubimet”.

Gjatë këtij tubimi  nga ora 12:00 deri në orën 15:00 është penguar qarkullimi i automjeteve dhe  është  djegur një automjet i vjetër. Procedimi penal nisi në ngarkim të shtetasve, Mëno Besimi, Kryetar i Komunës Kotë, Kreshnik Tepelena, person me precedent penal, Leonard Haskaj person me precedent penal, Gramoz Cepaj, person me precedent penal, Ferdinad Aligjoni dhe Pirro Sinani etj.

Këta shtetas akuzohen për “pengim të qarkullimit”, “Organizimin dhe grumbullime në manifestime të paligjshme”, “prishje të qetësisë publike” si dhe “ndotje të ajrit të kryer në kushtet e bashkëpunimit”. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-20 08:43
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›