PS kallezim penal per 4 anetaret e KQZ-se
Partia Socialiste ka depozituar dje ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane nje kallezim penal per kryetarin e KQZ-se Arben Ristani dhe tre anetaret Klement Zguri Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani. Shkak per kete kallezim penal te socialisteve eshte shkelja e vazhdueshme e ligjit nga ana e KQZ-se permes hapjes se dhjetera kutive te votimit brenda te cilave po gjenden edhe fakte qe tregojne manipulime te votes.
Sekretari per eshtjet Ligjore Fatmir Xhafaj ka dorezuar dje pasdite ne prokurori kerkesen per ndjekjen penale te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe administrimin e provave qe po konsumohen ne ambientet ku zhvillohet mbledhja e ketij institucioni. Te kontaktuar nga Shekulli burimet zyrtare te prokurorise pohuan se kane marre kallezimin penal dhe per momentin jane ne fazen e verifikimit te tij.
Kallezimi i plote
Partia Socialiste e Shqiperise si pjesemarrese ne zgjedhjet vendore te dates 08.05.2011 duke vleresuar domosdoshmerine e nje procesi zgjedhor te drejte e te ndershem ne ushtrim te detyrimit te saj ligjor per te kallezuar faktet dhe rrethanat e paligjshme per te cilat ka ardhur ne dijeni ju parashtron
Gjate procesit te zgjedhjeve te vendore te 08.05.2011 te kallezuarit shtetasit z. Arben Ristani me detyre Kryetar i KQZ z. Klement Zguri znj. Vera Shtjefni dhe z. Hysen Osmanaj me detyre anetare te KQZ me veprime dhe mosveprime te kunderligjshme kane konsumuar veprat penale te Shperdorimit te detyres dhe Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve ne bashkepunim te parashikuara nga nenet 248 326 dhe 25 te Kodit Penal ne rrethanat e meposhtme Me daten 14 maj perfundoi numerimi i kutise se qendres se fundit te votimit ne Njesine Bashkiake Nr. 5 Tirane me votat per kryetar te Bashkise se Tiranes.
Ky proces u krye para mediave dhe ne perfundim te tij mbi bazen e rezultateve te 485 QV-ve te numeruara kandidati per kryetar Bashkie i PS rezultoi fitues duke marre 10 vota me shume se kandidati tjeter. Rezultatet paraprake te ketij votimi kuti pas kutie u bene publike nga mediat audio-vizive dhe te shkruara si dhe u afishuan publikisht edhe nga KQZ deri ne 3 kutite e fundit te numeruara. Ne momentin qe kandidati i PS z. Edi Rama doli me rezultatin final plus 10 vota KQZ ndaloi publikimin e tabelave te rezultatit si dhe bllokoi faqen e internetit pa dhene asnje arsye.
Duke filluar nga data 15 maj dhe ne ditet ne vijim nga ana mazhorances qeverisese u pergatit nje skeme per te manipuluar rezultatin perfundimtar skeme e cila nuk mund te jepte rezultat pa ndihmen dhe veprimet e kundraligjshme te anetareve te kallezuar te KQZ-se. Per kete qellim strukturat elektorale prane kandidatit Basha ndermoren nje iniciative te kundraligjshme per te krijuar prova te paqena ne KZAZ-te e Tiranes me qellim rivleresimin e votave te pavlefshme si e vetmja rruge qe do te mundesonte gjetjen e nje numri te mjaftueshem votash per te permbysur rezultatin e ngushte prej 10 votash plus.
Konkretisht sipas percaktimeve ligjore te neneve 117 dhe 118 te Kodit Zgjedhor dhe praktikes se stabilizuar zgjedhore ne shkalle vendi cdo vote e hedhur gabimisht apo qellimisht ne kutine te ndryshme nga ajo e percaktuar eshte konsideruar e pavlefshme duke e administruar konform ligjit ne zarfin perkates te votave te pavlefshme. Me daljen e rezultatit qe nxori kandidatin Basha humbes ndersa vijonte numerimi per kryetaret dhe keshillit te njesive bashkiake numeruesit dhe anetaret e KZAZ-ve te propozuar nga Koalicioni per Qytetarin u urdheruan te ndryshon qendrimin e deri atehershem duke i konsideruar votat e pavlefshme si te kontestuara me qellim rivleresimin e tyre.
Ky proces eshte bere ne menyre selektive ne disa njesi bashkiake duke identifikuar kutite ku rezultonin si vota te pavlefshme ato qe mund te ktheheshin votat e munguara per te ndryshuar rezultatin perfundimtar ne favor te kandidatit Basha. Duke qene se kutite e te 485 QV-ve te Tirane per Kryetar te Bashkise ishin mbyllur e vetmja menyre per te nderhyre ne rezultat ishte te perdoreshin politikisht ne kundershtim me ligjin votat e 4 anetareve te mazhorances ne KQZ duke bllokuar procesin e shpalljes se rezultatit per kandidatin fitues z. Edi Rama si dhe miratuar nje akt normativ te KQZ-se qe do te mundesonte rivleresimin e votave qe ne zbatim te ligjit ishin shpallur te pavlefshme nga KZAZ-te.
Theksojme se te kallezuarit te ndodhur para faktit se ne te 11 ZAZ te Bashkise Tirane kishte perfunduar procesi i numerimit dhe vleresimit te votave te kandidateve per Bashkine e per Keshillin e Bashkise si dhe ishin perfunduar tabelat e rezultateve per 485QV-te e Tiranes kishin detyrimin ligjor te benin shpalljen e rezultatit brenda afatit ligjor prej 48 oreve. Per kete qellim nga ana e subjektit politik PS ne daten 16 maj eshte depozituar edhe Kerkesa Ankimore ne KQZ ne mbeshtetje te nenit 122 e 35 te K.Zgjedhor per miratimin e tabeles permbledhese te rezultatit per Bashkine e Tiranes. Kryetari i KQZ z. Arben Ristani ne shkelje te detyrimit per shpallur rezultatin si dhe per te shqyrtuar kerkesen ankimore ne mbremjen e dates 17 maj me qellim falsifikimin e rezultatit te zgjedhjeve ne favor te kandidatit Basha inicioi hartimin e nje akti te KQZ qe do te krijonte mekanizimin formal ligjor per te realizuar qellimin e tij kriminal.
Kjo procedure eshte ne kundershtim te hapur me parashikimet e nenit 122 dhe vecanerisht nenit 123 i cili qartesisht percakton se nuk mund te ndryshohen tabelat e miratuara nga KZAZ dhe as ato te QV te numeruara pervec rastit kur ka nje gabim material ose ne alternative kur KQZ eshte ne shqyrtimin e nje kerkese ankimore ndaj atyre vendimeve te KZAZ apo vendimit te saj. Kjo procedure u kundershtua nga ana e perfaqesuesve ligjore te Aleances per te Ardhmen ne KQZ duke ndeshur ne reagimin antiligjor arrogant dhe fyes te kryetarit te KQZ z. Ristani i cili i mohoi edhe te drejten e fjales te garantuar sipas Kodit Zgjedhor.
Ne seancen e paradites se dates 18 maj Kryetari i KQZ-se Ristani ne bashkepunim me strukturat e ekzekutivit qe drejtojne Ministrine e Brendshme dislokuan ne perimetrin dhe ne brendesi te institucionit disa qindra punonjes policie duke perfshire edhe forca te reparteve speciale. Nen rrethimin dhe presionin policor si dhe nen diktatin e kryetarit Ristani anetaret e mazhorances vendosen te miratojne ne parim me 4 vota aktin normativ me date 18.05.2011 Per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin dhe keshillin e Bashkise Tirane te cilat gjenden ne kutite duke filluar menjehere edhe zbatimin e tij.
Vendimi i marre nga KQZ eshte ne kundershtim te hapur me proceduren e parashikuar nga nenet 21 23 e 24 te Kodit Zgjedhor lidhur me kompetencat e KQZ llojet e akteve te KQZ dhe natyren e tyre si dhe vendimmarrjen e KQZ pasi duhej kuorumi prej 5 anetaresh per kete vendimmarrje. Per me teper administrata e KQZ-se ishte e parapergatitur dhe gatshme duke i vene ne dispozicion menjehere kutite dhe materialet zgjedhore per te zbatuar aktin e sapo miratuar i cili ishte miratuar vetem ne parim i pa zbardhur i pa argumentuar dhe numertuar edhe sot me shume se 24 ore nga momenti i daljes se tij.
Ky veprim tregon se vendimmarrja e 4 anetareve ishte e paracaktuar dhe e koordinuar. Ne keto rrethana provohet qartesisht se kutive e votimit dhe te materialeve zgjedhore jane transportuar per ne KQZ pa vendimmarrje ligjore duke krijuar mundesine praktike per falsifikime dhe manipulime ne to. Sa me siper provohet edhe nga fakti se ne hapjen e kutise se QV nr. 1800 te Njesise Nr. 4 kodet e mbylljes ishin te ndryshme nga ato ne proces verbalin perkates. Theksojme se per kutite e hapura ne daten 18 dhe paraditen e dates 19 maj nuk jane lejuar perfaqesuesit e opozites ne KQZ te verifikojne kodet e hapjes gje qe ngre dyshimin se mund te jene manipuluar votat ne keto kuti zgjedhore.
Po keshtu ne kutine e QV nr. 1797 te Njesise Nr. 4 eshte gjetur nje flete votimi e kontestuar me vulat qe i perkisnin QV nr. 1801. Gjetja e nje flete votimi te vulosur nga Komisioni i nje Qendre Votimi ne nje kuti te nje qendre tjeter provon se manipulimi eshte kryer pas procesit te votimit duke nxjerre dhe futur votat nga njera kuti ne tjetren. Keto dy fakte te kundraligjshme si dhe te tjera qe mund te konstatohen ne procesin qe po vazhdon jane bere publike ne seancat e KQZ te cilat sipas Kodit Zgjedhor jane te filmuara.
Miratimi dhe zbatimi i ketij akti nga ana e KQZ ne kundershtim me ligjin ka filluar dhe do te vijoje te sjelle si pasoje krijimin e te dhenave te rreme ne tabelat e QV-ve qe kutite e te cilave jane hapur dhe vazhdojne te hapen duke sjelle si pasoje falsifikimin e rezultatit zgjedhor per Kryetarin e Bashkise Tirane. Sa me siper provon pertej cdo dyshimi se pasi nuk kane mundur te nderhyjne sa duhet ne rezultatin gjate procesit te votimit dhe numerimit ne 11 KZAZ-te e Tiranes 4 anetaret e KQZ-se me mosveprime dhe veprime konkludente haptazi te kundraligjshme kane synuar dhe realizuar nje skeme te manipulimit dhe falsifikimit te rezultatit zgjedhor.
Kodi Zgjedhor ne nenin 2 pika 7 percakton se KQZ eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili eshte organi me i larte shteteror i perhershem i ngarkuar per administrimin e zgjedhjeve ne perputhje me rregullat e percaktuara ne kete Kod. Te kallezuarit duke shkelur ne menyre te hapur rregullimet ligjore me veprimet haptazi favorizuese ndaj kandidatit te mazhorances e realizuar nepermjet nderprerjes se publikimit te rezultatit paraprak ne momentin qe u numerua kutia e QV se fundit refuzimit per te shpallur rezultatin mos-shqyrtimi te kerkesave te depozituara nga PS nxjerrjen e nje akti haptazi te kundraligjshem etj. kane konsumuar figuren e vepres penale te Shperdorimit te detyres ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 248 dhe 25 te Kodit Penal.
Po ashtu 4 shtetasit e kallezuar nepermjet inicimi te pershpejtuar miratimit dhe zbatimit ne kundershtim me dispozitat dhe frymen e Kodit Zgjedhor te aktit normativ date 18.05.2011 Per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin dhe keshillin e Bashkise Tirane te cilat gjenden ne kutite kane synuar dhe realizuar falsifikimin e rezultateve zgjedhore duke konsumuar plotesisht figuren e vepres penale te Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve zgjedhore ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 326 dhe 25 te Kodit Penal.
Keto veprime dhe mosveprime te kundraligjshme te kryera me dashje direkte per vete natyren e procesit zgjedhor paraqesin rrezikshmeri te madhe shoqerore pasi sjellin pasoja shume te renda dhe te pariparueshme duke cenuar te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve te mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligje te tjera te Republikes se Shqiperise.
Pikerisht per shkak te rendesise se vecante qe paraqesin faktet e mesiperme i kerkojme Prokurorise si organi kushtetues i ushtrimit te ndjekjes penale te hetoje me shpejtesi objektivitet dhe paanesi keto veprime te kundraligjshme duke kryer te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per te zbardhur te verteten dhe minimizuar ardhjen e pasojes kriminale. Ne mbeshtetje te kallezimit kerkojme te administrohen si prova prane KQZ-se
- Regjistrimet ne serverat e institucionit te publikimeve elektronike te rezultateve paraprake
- Filmimet e seancave te datave 17 dhe 18 maj dhe diteve ne vijim.
- Filmimet e kamerave ne te gjitha ambientet e KQZ qe mund te sjellin prova per manipulimet e
mundshme te kutive te votimit
- Praktika e urdherimit te transportimit te kutive te votimit dhe administrimi i tyre ne KQZ
- Dosjen e pergatitjes se aktit te aktit normativ date 18.05.2011 Per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin dhe keshillin e Bashkise Tirane te cilat gjenden ne kutite si dhe cdo prove tjeter qe do te provonte bashkepunimin e te kallezuarve me njeri-tjetrin dhe personat e tjere te paidentifikuar.
Duke pasur parasysh fenomenin e fshirjes se regjistrimeve ne serveret e ndodhur ne ngjarjet e 21 janarit si dhe ne ngjarje te tjera i kerkojme organit te akuzes qe konform ligjit te siguroje keto prova filmike me rendesi per kete procedim penal. Gjithashtu duke pasur parasysh menyren arrogante te sjelljes qendrimet fjalet dhe gjestet qe demonstrojne papergjegjshmeri mendore si dhe dhena te tjera te ardhura ne menyre konfidenciale kemi dyshime te arsyeshme qe bazohen mbi indice se z. Arben Ristani mund te jete nen ndikimin e substancave alkoolike dhe psikotrope ne ate mase qe kane krijuar gjendjen e afektit patologjik.
Ne keto kushte kerkojme qe organi i prokurorise konform neneve 179 dhe 182 te K.Pr.Penale te kryeje ekspertimin toksikologjik dhe vleresimin e gjendjes psiqike te te kallezuarit Arben Ristani. Kerkojme qe ne kuader te hetimeve paraprake te ketij kallezimi veprimet e nevojshme hetimore te kryhen ne nje kohe sa me te shpejte duke penguar demtimin e provave si dhe per te penguar ardhjen e pasoja te tjera ne situata te ngjashme qe mund te verifikohen ndersa procesi zgjedhor eshte ne kete faze decizive.
Per sa ne siper kerkojme regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasve
1. Arben Ristani me detyre Kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
2. Klement Zguri me detyre anetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
3. Vera Shtjefni me detyre anetare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
4. Hysen Osmanaj me detyre anetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve si dhe persona te tjere te paidentifikuar punonjes te KQZ apo te KZAZ-ve qe kane bashkepunuar me te kallezuarit per kryerjen e veprave penale te penale te Shperdorimit te detyres dhe Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve ne bashkepunim te parashikuara nga nenet 248 326 dhe 25 te Kodit Penal
Per Kallezuesin Partia Socialiste e Shqiperise
Fatmir XHAFAJ
Sekretar per eshtjet Ligjore dhe Koordinimin