E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Ristani ose ndjesia e perdhunimit

E dime cfare do te thote ta hedhesh vallen sipas daulles. Por retorika e Ristanit keto dite mua si qytetare Zot na ruaj te perdorim kete fjale ketyre diteve pa na u dridhur mishte me ka fyer pertej asaj qe do ti lejoja nje aparatciku te bindur te sistemit.

Nuk besoj te jem e vetme. Procesi i numerimit te votave qe paraprakisht qene shpallur te pavlefshme nga nje grup - grup i cili te drejten per ti zhvleresuar ato e ka pasur zyrtarisht e te legjitimuar po nga sistemi - dhe pafytyresia me te cilen kjo behet para kamerave dhe para njerezve eshte per te vene duart ne koke.

Fakti qe akte te tilla kryhen ne emer te qytetarit sovranit dhe se vertetes i zhvlereson krejtesisht keto fjale nga cdo kuptim a vlere e meparshme. Ju siguroj qe ata qe i perdorin me shume sot keto fjale jane pikerisht ata qe me pak se cilido respektojne dhe perfillin qytetarin sovranin popull dhe sidomos te verteten. Kjo e fundit ne Shqiperi eshte si nje fasule ne embrion qe po thahet ende e parritur.

Sido qe nuk shoh drite ne fund te tunelit nuk mund te pranoj shemtine e sotme shfaqur ne TV kodin Ristani. Nje shoqe me tha se sot u ndie e perdhunuar nga sa pa. Ne fakt a nuk u be ca kohe qe perdhunohemi nga ky sistem harbutesh te pagdhendur e te pacipe Retorika e Ristanit eshte nje nder shemtite me monstruoze. Ishte aq e shemtuar sa edhe instrumentale per nje shkelje te paskrupullt ligjesh e rregulloresh ne mbrojtje te te cilave nuk dilte dot askush sepse haste murin mbytes te sistemit.

Kodi i Ristanit ne mbledhjen e KQZ-se eshte pikerisht shprehja me e mire gjuhesore e ketij sistemi te paafte mbytes dhe korruptues. Kodi i Ristanit eshte ai i hyzmeqarit-shkrues te paskrupullt e anadollak qe shkel mbi kedo e gjithcka qe te kenaqe te zotin qe e ka urdheruar te veproje pa u ndalur derisa llogarite te dalin aty sa duhen.
Edhe gjoja-perpjekjet e tij per te lejuar zerat e kundershtareve te degjoheshin beheshin me nje bezdi te dukshme dhe arrogance prej superiori qe ka ne dore arren dhe gurin qe cfaredo qe derdellisnin te tjeret ky po e lejonte sa per tu hedhur hi syve sylesheve pastaj e di ai si mbyllen hesapet... Se paku te kish bere nje perpjekje te vogel profesionalizmi meqenese regjistrohej e filmohej live. Por jo ska arsye pse. Ai eshte krejt i mbrojtur nga sistemi per cfaredo qe thote e kryen. Te tjeret kane vjedhur e vrare e si ka gjetur gje. beri ai ne fund te fundit Thjesht iu bind nje urdhri... Ndaj flet ne mbledhjen zyrtare te KQZ-se a nuk na kane ardhur ne maje te hundes tashme keto iniciale qe ndiqet me tension nga miliona shqiptare sot si nje i mbi-gostitur naten me pare i sapozgjuar pas dollish vardha-rakia e qe ende ska rrufitur kafene e mengjesit. Nje sjellje e tille e leshuar me veshtrimin qe nuk i drejtohet askujt por humbet diku mes dyshemese e tavanit dhe me ligjeraten e zberdhulur te nje pijaneci nuk u shkon as burrave qe shurrojne ku gjejne mur neper rrugicat e Tiranes.

Ja disa pjese nga ligjerata e tij e ngerdheshur qe shpreh bezdi te pamate ndaj ne te tjereve mizave perreth qe e bezdisin pa pushim He tani... He pra he thuaje edhe ti ca ke per tthene... Po ca do te sqarosh ti nuk ke car sqaro mbaje shenim e ne vazhdojme leximin... Ju mora vesh. Ska nevoje per tjeter gje... Jo sot skam pergjigje sot bej vetem numerim... He pra he ti merri shenim kodet po deshe dhe ne vazhdojme me kutine tjeter... Ska komente Vazhdojme..

Kur nuk mundej a nuk dinte ti pergjigjej nje pyetjeje mbi ligjshmerine e hapjes se nje kutie apo interpretimit te te dhenave sipas ligjit pergjigja per te shpetuar momentin ishte Po car leksione ligji do bejme tashi...

Moment te persosur per ironi ka gjetur Ristani. Kur Subashi ngre zerin dhe thote se konteston vendimin dhe se KQZ-ja po kryen veprime te paligjshme ky i mbyll gojen me arrogance e percmim Po po. Qarte. Kater vota kalon vendimi E kur Subashi vazhdon te insistoje me protesten e vet se cpo ndodh eshte kriminale Ristani fut ne loje vec prepotences tonin e nje rrugaci maskilist Se e kam merak shendetin tuaj se jeni ne moshe te madhe dhe do te dilni ne pension se shpejti...

Jo vetem qe fyen ulshem por edhe kercenon Dhe menyra se si komunikoi me te gjitha kundershtimet kishte si emerues te perbashket Nuk kam pergjigje per ju-ve. Nuk harxhoj me fryme per pergjigje.

Ky eshte personi ne dore te te cilit eshte lene fati i Shqiperise Ky eshte burokrati me aftesi madhore qe te permbyse nje rezultat ligjor zgjedhor dhe tu jape vlere votave te pavlefshme Ky eshte burri per te cilin kryeministri kercenoi se kushdo do ti cenonte punen serioze qe kryente do te kish pasoja te renda Ky eshte Zoti qe ka ne dore ti jape goje e fuqi vullnetit te popullit

Ne qofte ky ai mos qofsha une as tiranase as shqiptare as popull as qytetare qe voton ne ate vend

E plote mund te lexohet ne respublica.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›