E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti 2010, DASH:Shqipëria vendburimi trafikimit njerëzor

TIRANE- Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për trafikimin e qënieve njerëzore, ku Shqipëria cilësohet si një vendburim i trafikimit të qënieve njerëzore, ku përfshihen punësimi i detyruar i fëmijëve dhe prostitucioni.

Sipas raportit, shumë fëmijë janë të detyruar të kryejnë punë, por dhe të trafikohen në Greqi, në Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Europën qëndrore.
Afërsisht gjysma e viktimave të cilat u raportuan se kishin nevojë për kujdesje në vitin 2009 ishin shqiptarë, ku pjesa më e madhe ishin gratë dhe vajza të cilat ishin të detyruara të ushtronin prostitucionin në hotele dhe ambiente private, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Sipas raportit, ekzistojnë prova se meshkujt shqiptarë janë të detyruar të punojnë në kushte tepër të vështira në sektorin bujqësor në Greqi dhe në vendet e tjera fqinjë.
Sipas raportit, qeveria shqiptare nuk plotëson minimumin e standarteve për eleminimin e fenomenit të trafikimit, megjithëse ajo po kryhen përpjekje të rëndësishme në këtë aspekt.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›