PS kallezon Drejtorin e Komisioneve Zgjedhore ne KQZ

Partia Socialiste ka bere kallezim penal ndaj Drejtorit te Komisioneve Zgjedhore ne KQZ Alfred Spahia. Akuzat e PS-se jane se Spahia ka shperdoruar detyren dhe ka falsifikuar dokumenta dhe rezultate te zgjedhjeve. Kallezim eshte pasi Spahia gjate shqyrtimit te nje kerkesa ne KQZ qe ishte bere nga komisioneret e PD-se te KZAZ-se 52 - per numerimin e nje kutive votimi ku ishin verejtur mosperputhje mes fleteve te votimit dhe proces-verbalit - eshte shprehur se nuk ka vendimmarrje nga kjo KZAZ dhe se per kete ceshtje i takonte KQZ-se te vendoste ne nje kohe qe kjo KZAZ kishte marre nje vendim te tille.