E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Te mos krijohen pengesa ne procesin e numerimit te votave

Presidenti Bamir Topi i cileson zgjedhjet e 8 majit si hap perpara te arritjen e standardeve. Topi ka theksuar se procesi zgjedhor nuk eshte permbyllur ende dhe ka kerkuar qe te mos kete vonesa ne numerimin e votave.

Zgjedhjet e 8 majit shenuan nje progres ne standardet per zgjedhje te lira dhe demokratike. Me pjesemarrjen e larte dhe sjelljen qytetare zgjedhesit shqiptare deshmuan maturi dhe ndjeshmeri per tu dhene te gjithe besimin dhe integritetin e nevojshem procesit zgjedhor. Tani eshte pergjegjesia politike e administrimit bipartiak te zgjedhjeve qe te deshmoje vullnet te qarte politik per te respektuar voten qytetare. do vonese pengese apo alibi per te zgjatur mbylljen e procesit te numerimit teresor te votave eshte e demshme per integritetin e procesit dhe frymen kushtetuese te shprehjes se sovranitetit te popullit eshte shprehur Topi.

Presidenti i Republikes u kerkoi publikisht partive politike dhe perfaqesuesve te tyre zgjedhore si dhe institucioneve ligjore te perfshira ne proces qe me transparence shpejtesi dhe pergjegjesi te permbyllin procesin e administrimit te votave. Ky qendrim eshte bere u be i ditur nga Drejtoria e Informimit Publik te Institucionit te Presidentit pasi vete Topi ndodhet ne Turqi ku po merr pjese ne Konferencen e 4-t te Kombeve te Bashkuara mbi Vendet me pak te Zhvilluara.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›