E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS kërkesë KQZ: Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi thyen heshtjen zgjedhore, të merren masat

Partia Socialiste i ka dërguar dy shkresa KQZ për marrjen e masave ndaj dy kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një për kandidatin e Bashkisë Elbasan, Luçiano Boçi dhe një për kandidatin e bashkisë Tiranë Belind Këlliçi, të cilët kanë thyer heshtjen zgjedhore.

PS thekson se Belind Këlliçi me një deklaratë më 14 maj rreth orës 15.30 theu heshtjen zgjedhore duke përsëritur premtimet elektorale.

Në kërkesën e PS edhe kandidati Luçiano Boçi më 14 maj rreth orës 16.00 ka thyer heshtjen zgjedhore duke përsëritur premtimet e fushatës në kundërshtim me ligjin.

Për këto dy raste PS kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga KQZ për shkeljen e Kodit Zgjedhor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›