Zgjedhjet për bashkinë Kamëz, përqindje e ulët e pjesëmarrjes në votime, krahasuar me vitit 2021

Përqindja e votuesve në bashkinë e Kamzës deri pas mesdite ka qenë i ulët në krahasim për zgjedhjet e vitit 2021 në vlerën e 24.3% .
Procesi i votimit ka filluar pa vonesa me përjashtim të disa problematikave sa i përket paisjeve të cilat u zëvendësuan. Ndërkohë një tjetër shqetësim që ka sjellë edhe radhë tek qytetaret për të votuar ka qenë edhe mosdija e moshës së tretë për të votuar duke qenë se votohet elektronikisht për herë të parë në këtë zonë.
Për kryetarin e KZAZ Isa Ajazi këta qytetare janë shoqëruar siç e parashikon ligji me një familjar të tyre
Ndërkohë që sa i përket numërimit i cili do të jetë elektronik Ajazi, theksoi se do të kenë mbështetje teknike pasi edhe një procedure e cila zhvillohet për herë të parë.
/rtsh/