Zgjedhjet vendore, 26.64% e votuesve kanë hedhur votën deri në orën 14:00

Deri në orën 14:00, 26.64% e votuesve kanë hedhur votën e tyre për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dhënat janë marrë nga raportimi në 2630 Qendra Votimi, nga 5213 në total.
/rtsh.al/