E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kërkesë për mocion me debat me kryeministrin

Partia Socialiste depoziton në kryesinë e Kuvendit kërkesen për mocion me debat me kryeministrin, Sali Berisha.

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, deklaroi se kryeministri duhet të përgjigjet për lidhjet me biznesmenin, Damir Fazllic.

"Në kërkesen e grupit socialist janë paraqitur 15 pyetje për kryeministrin", u shpreh Leskaj, pyetje të cilat i bëri dje para mediave edhe sekretari i Asamblesë, Gramoz Ruci.

Kryetarja e deputetëve socialistë, Leskaj, kërkoi nga kryeministri që të shpjegojë lidhjet e Partisë Demokratike dhe qeverisë me Fazllic.

Manjani, kritika pr/ligjit për noterinë

Ndërkohë kampi socialist ka reaguar sot edhe për projektligjin e paraqitur nga qeveria për "Ndryshime në Ligjin për Noterinë".

"Qeveria po u jep shqiptarëve një kaos juridik dhe pasiguri. Pas miratimit të ligjit, shqiptarët nuk të kenë siguri as për pronat dhe as për investimet", u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe Administratës Publike ne PS, Ylli Manjani.

Sipas tij, qeveria po synon të shkatërrojë përfundimisht autoritetin ligjor të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›