E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama po betonizon Tiranën

Partia Demokratike akuzon sërish bashkinë e Tiranës për betonizimin e kryeqytetit.

"Kryetari i bashkisë Edi Rama po zhduk sipërfaqet e gjelbërta. Rama nuk pranoi planin rregullues që synonte shtimin e hapësirave të gjelbërta", u shpreh zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani.

Pak ditë më parë edhe anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak, Gjergj Bojaxhi denoncoi betonizimin që po i bëhet kryeqytetit dhe zhdukjen cdo ditë e më shumë të hapsirave të gjelbërta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›