E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Gjykata Supreme shqyrton ligjin e sigurimit shëndetësor

SHBA - Gjykata e Lartë amerikane ka nisur sot të shqyrtojë kushtetueshmërinë e nënshkrimit të reformës shëndetësore nga presidenti amerikan Barack Obama.

Bëhet fjalë për një ndër çështjet më të mëdha politike në 12 vitet e fundit, një rast që mund të ketë ndikim afatgjatë mbi ligjet amerikane dhe kujdesin shëndetësor për çdo amerikan.

Për 3 ditë me radhë, anëtarët e gjykatës më të lartë të vendit do të dëgjojnë argumente mbi kushtetueshmërinë e ligjit të kujdesit shëndetësor, që u miratua nga Kongresi dy vjet më parë.

Analistët thonë se vendimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të citohet në gjykatat amerikane gjatë 250 viteve të ardhshme. Debati bazë lidhur me këtë ligj është nëse Kongresi ka autoritetin që t’i detyrojë amerikanët të blejnë kujdesin shëndetësor. Vendimi i gjykatës pritet në fund të qershorit, në kulmin e sezonit elektoral.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›