Përplasje për pronën në Berat, 1 i vdekur 2 të plagosur

Një konflikt mes dy familjeve në një fshat të rrethit të Beratit ka shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorët. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të pasdites së sotme në fshatin Poshnje të rrethit të Beratit ku ka humbur jetën Gezim Protoduari, 50 vjec, ndërkohë që ka ngelur i plagosur rëndë djali i tij Sako, 20 vjec dhe vëllai i tij, Eduarti, i cilli ka marë plagë të lehta. Autorë të ngjarjes mësohet se janë 35 vjecari Besnik Muhameti dhe vëllai i tij, të cilët janë shpallur në kërkim. Këta të fundit në bashkpunim me njeri tjetrin pasi janë grindje me bashkfshatrët e tyre familjarët Protoduari kanë qëlluar me thikë ndaj tyre duke shkaktuar vrasjen e të atit, plagosjen e vëllait të tij dhe djalit, 20 vjecar, i cili ndodhet në spital duke marë ndihmën mjeksore. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet e para dhe dyshohet se grindja mes dy familjeve ka ndodhur për një grindje për konflikt pronësie.