PS konkurs per Avokatin e Popullit

Ndërsa mazhoranca muaj më parë i kishte kërkuar opozitës të vendoste për propozimin e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit, socialistët kanë vendosur ta përkthejnë këtë tani në një iniciativë të re dhe disi të vecantë.
Duke e argumentuar me transparencën dhe jo politizimin e kësaj cëeshtjeje, PS ka hapur një faqe online ku ftohen të gjithë ata të cilët mendojnë se kanë kapacitete dhe aftësi për të drejtuar zyrën e Avokatit të Popullit të dorëzojnë aplikimet e tyre.
Zgjedhja e kësaj forme aplikimi ka ardhur pas mbledhjes të grupit parlamentar të PS, ku kreu i opozitës Edi Rama propozoi ngritjen e një komisioni ad hoc, të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit.
Së bashku me këta pesë antarë, këtij komisioni i janë bashkuar edhe dy anëtarë nga shoqëria civile që janë konstitucionalisti Luan Omari dhe juristi Vangjel Kosta.
Ky komision, tha Rama, do të hartojë e pastaj do të dërgojë një ftesë publike për çdo kandidaturë, do të organizojë dëgjesa me çdo kandidat dhe do të përgatisë brenda 30 ditësh një raport e një propozim konkret për Grupin tonë Parlamentar.
Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.
Pas kësaj, opozita do t’ia paraqesë kandidaturën presidentit dhe do të jetë ai që do të vendosë dekretimin e emrit, ndërsa mazhoranca nëse do ta pranojë apo jo atë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Prova e radhës e presidentit
Socialistët do të votojnë kundër dekretit të Presidentit Bamir Topi për kandidaturën e Bujar Leskajt për vendin vakant të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gratë dhe vajzat Kuq e Zi
Pas shtrirjes në të gjithë Shqipërinë dhe krijimit të degëve në diasporë Aleanca Kuq e Zi ka themeluar edhe “Aleancen e Gruas dhe Vajzave Kuq e Zi", ku morën pjesë gra dhe vajza nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Muhedini: Greqia të kërkojë ndjesë për krimet
Komuniteti cam vijon përpjekjet për sensibilizimin e opinionit botëror për këtë çëshje. Në universitetin 'Kean' në SHBA është mbajtur një konferencë shkencore për cështjen çame.
Rama në “Top Story”: Të vërtetat e Kurbanit
Një prej librave më të shitur të panairit, “Kurban” i Edi Ramës, i dha nxitjen “Top Story”-t të ditës së enjte. SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik
Pavarësisht ngjarjeve dramatike të Pranverës Arabe, administrata amerikane premton vazhdimësinë e angazhimit në Ballkan. Duke folur në nën/komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqesuesve për Europën dhe Euroazinë, ndihmës-Sekretari i Shtetit, Filip Gordon ndaloi tek të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqiperinë.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Prova e radhës e presidentit
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Biodiezel edhe në Shqipëri