Visar Zhiti: Politikanët që blejnë të kaluarën...
18/11/2011 E kaluara nuk mund të blihet, por ajo megjithatë...mund të ndryshohet! Të paktën kjo ndodh kur politikanët nisin të rrëfejnë për veten në kujtime, që duhet parë se sa të vërteta apo të stisura janë. E së fundi, këto kujtime duket se po reklamohen gjithandej.
Për poetin Visar Zhiti, diçka e tillë reflekton në fakt dëshirën e tyre për një lloj përjetësie.
“Duke shkruar lë një kujtim. Je dhe në atë kohën kur nuk dëshiron të jesh. Mundësisht të thuash të vërtetën se zakonisht thuhet ajo që u intereson të jetë. Mua më kujton kjo thënien paradoksale të Zhorzh Oruellit që thotë: ne e dimë si është e ardhmja, por nuk e përfytyrojmë dot të shkuarën, asaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Ne jemi aq të aftë sa edhe të shkuarën tonë e bëjmë si të duam” . Në një intervistë për kujtimet, politikën, shkrimtarët dhe rolin e tyre në realizmin socialist dhe raportet në kohë, Zhiti flet për “letërsinë e orientuar” të atyre viteve dhe shkrimtarët e zgjedhur për të qenë të tillë nga regjimi. Ndërsa ripohon idenë e hapjes së dosjeve ai thekson se një prej arkivave më të rëndësishëm që duhet të hapet në këtë linjë është pikërisht ai i ish- Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve...
Duke qenë se jemi në Panairin e Librit, këtë periudhë dhe këto ditë janë prezantuar së shumti politikanë që “rrëfehen” me kujtimet e tyre. Si e cilësoni këtë tendencë?
Kjo është dëshira për të qenë gjithmonë, për një lloj përjetësie. Duke shkruar lë një kujtim. Je dhe në atë kohën kur nuk dëshiron të jesh. Mundësisht të thuash të vërtetën se zakonisht thuhet ajo që u intereson të jetë. Mua më kujton kjo thënien paradoksale të Zhorzh Oruellit që thotë: ne e dimë si është e ardhmja, por nuk e përfytyrojmë dot të shkuarën, asaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Ne jemi aq të aftë sa edhe të shkuarën tonë e bëjmë si të duam. Latinët thoshin: sado i pasur qofsh, nuk e ble dot të kaluarën tënde. Ne e blejmë dhe të kaluarën.
Kjo do të thotë se këto kujtime janë të stisura dhe jo të vërteta?
Ndodh. Kujtimet mesa di janë letërsi e lakmuar nëse mund të quhen letërsi sepse sjellin të vërtetën me emra realë dhe ngjarje reale të ndodhura. Por mundësia e abuzimit është e madhe, subjektiviteti gjithsesi. Sepse shpesh herë ngjarjet pasqyrohen në një mënyrë siç do të donin të ishin dhe jo si kanë ndodhur vërtet. Por gjithsesi është një gjini që po lëvrohet tek ne me sukses dhe mendoj që ka botime të mira dhe do të ketë akoma dhe më të mira.
Realisht i keni lexuar këto kujtime të botuara nga politikanët?
Hë për hë këta libra që sapo kanë dalë i kam lexuar dhe parë në shtyp, pra vetëm përmes atyre që janë pasqyruar në media.
Në një intervistë të mëparshme keni thënë se shkrimtarët në kohën e diktaturës ishin dhe të vetmashtruar në atë që jepnin, ndërsa shpesh edhe mashtronin...
Besoj se është edhe kështu, sepse një pjesë shkrimtarësh ndoshta edhe kanë besuar në ndërtimin e një shoqërie të re pavarësisht se ajo bëhej me dhunë dhe luftë klasash që sipas meje lufta e klasave është luftë civile në paqe, por mund të kenë besuar dhe ata janë mashtrues të vetëmashtruar do të thosha. Por ka dhe njerëz, shkrimtarë që mund të mos i kenë besuar asaj që thoshin por e bënin, zgjedhja e tyre. Gjithsesi kanë tronditur, kanë helmuar mendimin në raport me të vërtetën dhe me atë që duhej të vinte, me vizionin e së ardhmes.
Mendoni se ka shumë raste të tilla konkrete dhe a mund t’i përmendni?
Përgjithësisht mendoj se letërsia e realizmit socialist ka sjellë dëme në raport me të vërtetën dhe me moralin sepse ishte letërsi e ndrydhjes, e propagandës, nuk sillte shpirtin, rebelimin, krijimin por kishte bindjen në shërbim të atyre që sundonin Shqipërinë.
Duke qenë “letërsi e shërbimit” si kanë ndikuar shkrimtarët tek puna dhe jeta e njëri-tjetrit?
Mendoj se kemi shembuj edhe të një ndihme dhe mbështetjeje të njëri-tjetrit, por edhe shembuj negativë kur shkrimtarët e kanë cenuar njëri-tjetrin, në njëfarë mënyre shkrimtarët janë dënuar nga shkrimtarët. Janë raste që i bëjnë dëm klimës kulturore dhe vetë moralit të një kombi, kur shkrimtarët vetë nuk arrijnë të çmojnë dhe të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit, sa vështirë duhet të jetë pastaj për lexuesin të çmojë veprat e tyre?
Nëse mund të flasim me emra realë shkrimtarësh të lakuar së shumti në shtyp për raportet e tyre mes vetit dhe jo vetëm, si Kadare, Agolli, Arshi Pipa, Kasëm Trebeshina etj., mendoni se duhet të njihet realisht e vërteta lidhur me ta dhe raportet e tyre?
Së pari mendoj se duhet t’i njohim, t’i lexojmë dhe të merremi me vlerat e tyre se kanë dhënë vlera. Pastaj mund të ketë kohë për të bërë gjykime dhe vlerësime. Por së pari duhet t’i vlerësojmë se kanë bërë një punë dhe sakrificë për t’i dhënë popullit kulturë dhe ushqim kulturor.
Megjithatë ju jeni shprehur shpesh pro hapjes së dosjeve...
E kam thënë shumë herë: njeriu ka të drejtë të njohë të vërtetën. Të vërtetën e vetes dhe të vërtetën e popullit të vet. Pa njohur të vërtetën nuk kupton dot të tashmen, nuk ndërton dot të ardhmen dhe nuk ke sistemuar dot përvojën tënde e cila të pengon nëse nuk shndërrohet në mësim dhe përvojë. Detyrimisht duhen hapur dhe duhen parë gjërat. Ne ndoshta zgjatemi bezdisshëm sepse nuk i kemi përcaktuar të vërtetat tona, i kemi lënë të vagëlluara, ose të grisura, ose të pahapura. Prandaj do të vuajmë për hir të kësaj pjese.
Po rolin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në atë kohë si e shihni?
Nuk kam qenë shkrimtar në atë kohë. Isha i ri në moshë dhe i papranuar. Atë godinë e shihja mëe adhurim dhe frikë. Kishte diçka mondane por që të kujtone Komitetin e Partisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hynin shkrimtarët e shquar dhe ata që shteti i kishte caktuar të ishin të tillë. Ishte një institucion që i shërbente diktaturës, me një lloj mediumi midis partisë në pushtet dhe masave. Ka patur një rol të disallojshëm dhe në letërsi dhe në propagandë. Si e tillë do të ishte shumë i rëndësishm Arkivi për të parë cilat ishin detyrat e dukshme dhe të padukshme të shkrimtraëve, sepse mendoj se shkrimtatët janë dënuar më parë nga shkrimtarët më pas nga policët. Ka simetri që çdo gjë që ngjitej lart ka pasur të kundërtën që zbriste poshtë. Lavdia e çdo shkrimtari kompensohej me plasjen në humnerë të një tjetri. Në LSHA është nata dhe dita e saj.
Së fundi ç’mund të thoni për botimin e kujtimeve tuaja lidhur me periudhën e realizmit socialist...
Kam punuar përsëri në fushën e memoarëve. Kam ripunuar dy libra që i kam quajtur “Burgologji” për të thënë më të vërtetën brenda, sepse kalon koha dhe e vërteta zbulohet gjithnjë e më shumë. Këta shpresoj t’i botoj pas disa muajsh. Duke u njohur më shumë me të vërtetën është më prezente në këto libra