E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret Jo presioneve


Në kohën që disa trupa gjyqësore ne vend kanë në shqyrtim cështje sensitive dhe ku përfshihen politikanë të nivelit të lartë, Unioni i Gjyqtarëve i bën thirrje klasës politike që të përpiqet t’i shërbejë qytetarëve ashtu sikurse gjyqtarët përballen cdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë dënime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve apo trafikantët e drogës.

Në deklaratën e Unionit të Gjyqtarëve theksohet se gjyqtarët refuzojnë cdo sulm të bazuar në interesa politike të momentit dhe gjithashtu nuk u nevojitet mbrojtja e radhes e sulmit paraardhës, të cilët ndërrojnë rolet me njëri-tjetrin, vijojnë gjyqtarët, që sikurse e cilësojnë ata, ndodh në një teatër absurd të politikës.

Nga ana tjetër, thekson Unioni i Gjyqtarëve, me shqetësim serioz konstatojmë se politika në tërësi dhe vijimësi përpiqet të shmangë përgjegjësinë e deleguar nga qytetarët shqiptarë për një qeverisje më të mirë.

Gjyqësori, thuhet në deklaratë, është i pavarur nga qeveria, por është pjesë e qeverisjes së mirë.

Politika, shprehen gjyqtarët, në vend të angazhimit në realizimin e përgjegjësive që burojnë nga sfida e integrimit europian të vendit, nuk bën gjë tjetër vecse ndërton sulme dhe anatemime të pabazuara ndaj gjyqësorit dhe gjyqtarëve, në përpjekje për të transferuar koston politike dhe manipuluar opinionin për mospërmbushjen e detyrimit të tyre për një qeverisje më të mirë.

Me deklarata të tilla gjyqtarët reagojnë shumë rrallë në adresë të politikës, pikërisht atëherë kur presioni i kësaj të fundit bëhet i dukshëm, vecanërisht kur në gjykata përfundojnë protagonistët e jetës politike në vend.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Durrës, dëbohen 12 të huaj
12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm. Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit. Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
Situata e krimit të organizuar në Shqipëri alarmon ndërkombëtarët. Ekzekutimet e fundit të ndodhura në mjediset më publike të qyteteve kryesore të vendit, shumica e të cilave ende nuk kanë autor, kanë shokuar shoqërinë shqiptare, por kanë tronditur më shumë strukturat dhe faktorët monitorues vendas dhe ata ndërkombëtarë në Shqipëri. Trafikantët, zjarr me policinë greke
Katër persona të paidentifikuar qëlluan me armë automatike ndaj policisë greke, në një betejë disa minutëshe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kufirit greko-shqiptar. Familjarët: Ekstradoni Kumbaron
Familja e biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, vazhdon t’i bëjë thirrje drejtësisë së Shqipërisë që të ekstradojë nga Anglia, Ilir Kumbaron, i dyshuar për vrasjen e tij.

Lajmet kryesore

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
PS, konkurs për Avokatin e Popullit
Prova e radhës e presidentit
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Biodiezel edhe në Shqipëri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›