PS kritika mbi arsimin
Tiranë - Shqiptarët nuk po i dëgjojnë më fanfarat e rrejshme të kësaj qeverie, pasi kanë kuptuar se ç’katrahurë po ndodh me arsimin në vend, apo thënë shqip, se si po katandiset e ardhmja jonë. Vendi sot drejtohet nga çeta Adhamudhësh që shërimin e kanë kuptuar si eliminim të të sëmurit. Kështu ka deklaruar Kryetarja e Komisionit te Edukimit dhe Informimit te Asamblese Kombetare te PSSH, Ledi Shamku, sipas së cilës kështu po veprohet edhe me fakultetet e qyteteve tona tradicionale, për të cilat Ministria e Arsimit sapo shpalli se do t’i financojë mbi bazë matematike, pra sipas numrit të të regjistruarve.
Sipas zonjës Shamku, MASH zyrtarizoi një praktikë që ka mbi tre vjet që e ushtron, e që po ka si efekt rrënimin financiar dhe mbylljen e qendrave universitare më të rëndësishme të vendit siç po ndodh me universitetet e Gjirokastrës, Elbasanit apo të Shkodrës.
“Me këtë veprim qeveria e sotme centripete dëshmon se hoqi dorë përfundimisht nga arsimi i lartë gjithëkombëtar. Pasojat e këtij vendimi do të jenë mbipopullimi i skajmë i Tiranës dhe braktisja e qyteteve tona kryesore nga rinia. Të parat që largohen janë elitat, e më pas afërmendsh qytetet do të braktisen masivisht edhe nga banorët e tjerë, ngaqë shumëkush do ta ketë të pamundur të punojë e të jetojë në qytete pa të ardhme, në të cilat, edhe kështu siç janë katandisur sot, niveli i jetesës është krejt i padurueshëm. Kjo është “goditje mbas koke” që qeveria e moshës së internetit po u jep qyteteve tona tradicionale, në momentin që të gjithë prisnin strategji decentralizuese dhe rijetëzuese për skajet e atdheut”, tha ajo.