E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset mjeku, policia arreston autorin

Tiranë, 13 Dhjetor, 12:00, NOA - Një akt i ri dhune kundër bluzave të bardha. Zëdhënësja e Policisë Alma Katragjini konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se, mjeku endokrinolog Agron Ylli është goditur me thikë.

Aktualisht ai ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjës, Bujar Valiasi 35 vjeç.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një raport që mjeku Ylli nuk i ka dhënë bashkëshortes së 35 vjeçarit, e cila ishte paciente e tij.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›