E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: "Kodi të rregullohet sipas rekomandimeve të OSBE-së"

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së në një deklaratë për shtyp deklaroi se Kodi Zgjedhor duhet të rregullohet sipas rekomandimeve të OSBE-së. Pëllumb Xhufi është shprehur se ndërkombëtarët po inkurajojnë dialog të gjitha partive për standardet e zgjedhjeve. Sipas Xhufit "Berisha mban përgjegjësi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhë të ndershme". Ndër të tjera deputeti i LSI-së tha se "Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për votimin e një kodi vetëvrasë për të majtën". Sipas Xhufit kryesocialisti Rama duhet ti përgjigjet ftesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta për dialog për standardet e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›