E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kritikon vizitën e Berishës në Lezhë: Nuk dha përgjigjie

TIRANË- Partia Socialiste në sajë të iniciativës “100 arsye për të mos votuar Berishën” ka sulmuar vizitën që kryeministri vendit Sali Berisha zhvilloi sot në Lezhë. Deputeti i PS-së Ilir Beqja në një konferencë për shtyp nga selia rozë akuzoi kryeministrin se nuk u ktheu përgjigje qytetarëve të Lezhës për papunësinë dhe përmbytjet, teksa premtoi se PS brenda 2 viteve të mandatit do i japë certifikatën e pronësisë mbi tokën.

“Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit, bëhet fjalë për një superstradë me një gjerësi 4 deri në 5 metra. Pra dhe autoveturat mezi këmbehen jo më mjetet për bujqësi. Por, në fakt në Lezhë nuk iu dha përgjigjie fshatarëve të Lezhës, pse ata janë më të varfrit në Shqipëri. Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë, të ardhurat vjetore bruto të fshatarëve, në Lezhë janë 1500 dollarë. Pra janë 38% më pak se mesatarja e vendit, apo vetëm 125 dollarë në muaj. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës, shkalla zyrtare e varfërisë në qarkun e Lezhës, është dy herë më e madhe se mesatarja e vendit. 1 në 4 familje në Lezhë, jeton vetëm me ndihmë ekonomike. Nuk dha përgjigjie pse nuk paguan dëmshpërblimet, përmbytjen e 2011 në Nënshkodër, meqenëse ishte shumë pranë Shkodrës, nuk dha përgjigjie pse nuk vlerësohen dëmet e përmbytjeve të para pak javëve. Fshati shqiptar ka vetëm një rrugë, ‘Rilindjen’ me programin e partisë Socialiste. Pasi me programin e PS, fshatarët brenda 2 vjetësh do marrin certifikatën e pronësisë”, theksoi Beqja.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›